LAJMI I FUNDIT:

SHBA do të “sfidojë” përkushtimin e Koresë Veriore pas mbajtjes së samitit

SHBA do të “sfidojë” përkushtimin e Koresë Veriore pas mbajtjes së samitit

Shtetet e Bashkuara do t’i prezantojnë shumë shpejt “kërkesat specifike” që kanë për Korenë Veriore, pas mbajtjes së samitit historik në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un, ka thënë një zyrtar amerikan.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, zyrtari është deklaruar para një grupi të vogël të gazetarëve, pak para nisjes në një udhëtim në Azi, së bashku me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis.

Ai nuk i ka bërë të ditura detajet, mirëpo ka thënë se kërkesat dhe koha e dhënë do të përcaktojnë nivelin e përkushtimit të Phenjanit.

“Do ta kuptojmë shumë shpejt nëse ata do të veprojnë me qëllim të mirë apo jo”, ka thënë zyrtari në kushte anonimiteti.

“Do të ketë kërkesa specifike dhe kohë të caktuar kur të prezantojmë para veri-koreanëve konceptin tonë të zbatimit të marrëveshjes që është arritur në samit”.

Në samitin e mbajtur në Singapor, i pari në mes të një presidenti amerikan në detyrë dhe një lideri veri-korean, Kim ka treguar gatishmëri për të punuar drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean, derisa Trump ka thënë se do të ndalojë stërvitjet ushtarake SHBA-Kore Jugore, të cilat i ka cilësuar “lojëra lufte”. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori