LAJMI I FUNDIT:

ShBA-të mbështesin marrëveshjen e Prespës

ShBA-të mbështesin marrëveshjen e Prespës

ShBA-të e mbështesin marrëveshjen e Prespës dhe i urojnë udhëheqësisë greke për arritjen e kësaj marrëveshje, ka theksuar Sekretari Shtetëror i ShBA-ve, Mile Pompeo në takimin në Washington me ministrin alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos.

Në kumtesën e Departamentit Shtetëror publikuar pas takimin thuhet se Pompeo ka uruar Katrougalosin për daljen e Athinës nga programet për ndihmë financiere dhe ka përsëritur mbështetjen e ShBA-ve për përforcimin ekonomik të Greqisë. Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se Washingtoni dhe Athina do të vazhdojë të punojnë bashkërisht në promovimin e stabilitetit dhe prosperitet në Ballkan, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Pompeo ka cekur rëndësinë e Greqisë si themel i stabilitetit në rajon dhe ka përshëndetur kontributin grek si bashkëpunëtorë i NATO-s.

Georgios Katrougalos është në Washinton me rastin e mbajtjes së dialogut strategjik mes ShBA-ve dhe Greiqsë. Të dy palët, mes tjerash, kanë shqyrtuar investimet e ardhshme në projektet infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor, por është biseduar edhe për sfidat e vazhdueshme me emigrantë në Evropë, ku ShBA-të kanë thënë se vazhdojnë të ofrojnë mbështetje rreth asaj.

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë dje në New York kishte takime me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara në bisedimet për emri, Matthew Nimetz ku është u përshëndet angazhimi i Athinës dhe Shkupir për kompletimin e suksesshëm të marrëveshjes së Prespës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori