LAJMI I FUNDIT:

SHBA, sanksione kundër Bjellorusisë për incidentin me avionin e pasagjerëve

SHBA, sanksione kundër Bjellorusisë për incidentin me avionin e pasagjerëve

Shtetet e Bashkuara do të godasin me masa ndëshkimore regjimin e Presidentit autoritar të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, i cili u takua me udhëheqësin rus Vladimir Putin të premten ndërkohë që është nën kritika të forta nga Perëndimi për devijimin me forcë të një avioni pasagjerësh.

Javën e kaluar Bjellorusia e detyroi një avion pasagjerësh të kompanisë Ryanair të ndryshonte itinerarin dhe të ulej në Minsk, pas një skenari të sajuar se kishte bombë në bord. Qëllimi ishte arrestimi i një gazetari që njihet si kritik i zëshëm i regjimit.


Shtëpia e Bardhë i njoftoi masat ndëshkimore të premten. Zëdhënësja Jen Psaki bëri gjithashtu thirrje për “hetime të mirëfillta lidhur me ngjarjet e 23 majit” të cilat i cilësoi si një “goditje e drejtpëdrejtë ndaj normave ndërkombëtare”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se po bashkëpunon me Bashkimin Evropian për një listë sanksionesh të shenjestruara tek figura kyçe të regjimit bjellorus.

Ndërkaq, më 3 qershor hyjnë në zbatim sanksionet ekonomike që njoftoi Uashingtoni në prill kundër disa ndërmarrjeve shtetërore bjelloruse, të vendosura si rezultat i shtypjes me dhunë të protestave pro-demokracisë nga autoritetet bjelloruse. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori