Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, planifikon të shtetëzojë rrjetin e telefonisë mobile me synim mbrojtjen nga aktivitetet e Kinës.
Lajmi raportohet nga ‘Axios’, përcjell Telegrafi, duke iu referuar një memo që është hartuar nga një zyrtar i lartë i Këshillit Kombëtar të Sigurisë e që është prezantuar së fundmi zyrtarisht.
Memo dhe zgjidhja që ajo rekomandon konsiderohet e paprecedentë dhe në thelb ajo sugjeron një rrjet kombëtar 5G të centralizuar brenda tre vjetësh.
Qeveria amerikane paguan për ndërtimin e një rrjeti të vetëm që do të shënonte shtetëzimin e një infrastrukture historikisht private dhe një plan alternativ ku furnizuesit wireless ndërtojnë rrjetet e tyre 5G që konkurrojnë me njëri-tjetrin, janë dy opsionet kryesore të zgjidhjes.
Plani i dytë konsiderohet se do të kërkojë kohë, ndërkohë që brenda administratës favorizojnë planin e parë vetëm për arsye të sigurisë kombëtare që kanë të bëjnë me Kinën.
Një ndërhyrje e tillë krahasohet me shtetëzimin e bërë nga Administrata Eisenhower të sistemit kombëtar të autostradave. Po kështu, ndërtimi i një rrjeti wireless 5G konsiderohet urgjent për shkak se Kina ka kapur një pozicion dominues në prodhimin dhe operimin e infrastrukturës së rrjetit.
Mënyra më e mirë për të vepruar shpejt është ndërtimi nga qeveria i një rrjeti dhe mandej dhënia akses për kompani si AT&T, Verizon dhe T-Mobile.
Teknologjia 5G konsiderohet se ka rëndësi strategjike pasi ajo është në themel të teknologjive të reja si makinat me pilot automatik dhe realiteti virtual. Po kështu Kina cilësohet si armiku kryesor apo konkurenti më i madh në sektorin Inteligjencës Artificiale, duke kaluar madje arsyetime të tilla sipas të cilave epërsia e SHBA në këtë sektor do të shërbente edhe për aleatët e saj në Azi që të përballnin sjelljen neo-koloniale të Pekinit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMësohet koha kur do të dalë GTA VI
Vjen GPT-4o - çfarë thotë për këtë risi Mira Murati
iPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
Zyrtare: Google Maps tani edhe në gjuhën shqipe
ChatGPT po teston një version me pagesë – ja çfarë do të thotë kjo për ata që duan ta përdorin falas
Xiaomi 13 do të mund të ofrojë bateri më të mirë se iPhone 14 Pro Max, thotë CEO i kompanisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'