LAJMI I FUNDIT:

SHBA ndërton në Evropë qendër trajnimi për sistemin raketor HIMARS

SHBA ndërton në Evropë qendër trajnimi për sistemin raketor HIMARS

Ushtria amerikane po planifikon të ngrejë një qendër trajnimi në Evropë për t’u mësuar aleatëve të NATO-s se si të përdorin sistemet raketore HIMARS.

Vendimi pason rritjen e kërkesave për këtë sistem në Evropën Lindore dhe përdorimin e suksesshëm të kësaj arme në Ukrainë.


“Ne jemi ende në fazat paraprake, por do të ishte një qendër që do shërbente për disa shtete”, i tha Zërit të Amerikës në një intervistë ekskluzive komandanti i Korpusit V gjeneral-lejtnanti John Kolasheski, i cili është përgjegjës për operacionet e ushtrisë amerikane përgjatë krahut lindor të NATO-s.

Kjo u bë e ditur pasi Departamenti i Shtetit miratoi të martën shitjen e 18 sistemeve HIMARS në Poloni, së bashku me qindra sisteme raketash me shumë lëshime dhe dhjetëra sisteme raketore taktike të ushtrisë. Qeveria polake do të paguaj rreth 10 miliardë dollarë për këtë blerje.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes tallet me rusët: Kur HIMARS thotë natën e mirë, zakonisht do të thotë lamtumirë
Lexo po ashtu Ministria ukrainase e Mbrojtjes tallet me rusët: Kur HIMARS thotë natën e mirë, zakonisht do të thotë lamtumirë

Sistemet HIMARS që janë miratuar për shitje do t’u ofrohen vendeve të NATO-s si Estonia, Polonia dhe Rumania në krahun lindore të NATO-s.

“Ata [NATO] e shohin brutalitetin e asaj që ka ndodhur në Ukrainë dhe ka një ndjenjë urgjence, të 30-të kombet janë të bashkuar në këtë mbrojtje efektive të territorit të NATO-s”, tha Kolasheski.

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur i tha Zërit të Amerikës se “një nga mësimet më të mëdha të nxjerra” nga lufta në Ukrainë është se “armët me rreze të gjatë janë jashtëzakonisht të rëndësishme”.

Ndryshimi i kursit të luftës në Ukrainë është bërë pas dërgimit të sistemeve HIMARS.

Estonia ka blerë gjashtë njësi HIMARS që pritet të dorëzohen në harkun kohor 2024-2025. Një sistem tjetër HIMARS po ofron mbrojtje shtesë në Baltik. Ministri Pevkur tha se forcat estoneze po stërvitjen tashmë me sistemin egzistues, që të jenë gati t’i përdorin ato “që nga dita e parë”.

Akademia e Tankeve Abrams e Polonisë

Gjeneral-lejtnant Kolasheski tha se akademia e propozuar e trajnimit për sistemet HIMARS do të ishte e ngjashme me Akademinë e Trajnimit të Tankeve Abrams. Kjo qendër u hap vitin e kaluar pranë Poznanit në Poloni për të stërvitur forcat polake me tanket Abrams të prodhuara nga SHBA. Polonia ishte aleati i parë evropian që bleu 250 tanke M1A2 Abrams vitin e kaluar dhe 116 tanke M1A1 Abrams në janar.

Një pjesë e programit për tanket Abrams përfshin një trajnimin praktik, ku forcat polake u janë bashkuar njësive amerikane të tankeve për të mësuar si t’i kryejnë shërbime tankut dhe si të hapin zjarr me të, sipas gjeneral-lejtnant Kolasheskit.

Që nga hapja e akademisë Abrams verën e kaluar, një grup operatorësh polakë tankesh dhe një grup mirëmbajtësish janë diplomuar prej saj.

Polonia është bërë një qendër e rëndësishme ushtarake për forcat amerikane në Evropën Lindore dhe ka qenë një avokate e hapur për dërgimin e tankeve perëndimore në Ukrainë.

A do ta ndryshojë rrjedhën e luftës në Ukrainë sistemi raketor amerikan HIMARS?
Lexo po ashtu A do ta ndryshojë rrjedhën e luftës në Ukrainë sistemi raketor amerikan HIMARS?

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak tha javën e kaluar se Polonia kishte filluar stërvitjen e forcave ushtarake ukrainase për përdorimin e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman.

I pyetur nëse Akademia e Trajnimit të Tankeve Abrams në Poloni do të përdoret për të trajnuar ukrainasit, gjeneral-lejtnant Kolasheski deklaroi se ende “nuk ka një vendim për këtë”.

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi muajin e kaluar se SHBA do t’u siguronte forcave ukrainase tanke Abrams. Pentagoni njoftoi më pas se ai duhet të porosisë tanke shtesë, pasi nuk ka tepricë të mjaftueshme në rezervat e SHBA-së. Kjo do të vonojë dorëzimin e tankeve Ukrainës.

Megjithatë, tanket Leopard 2 dhe tanket Challenger 2 të prodhimit britanik, pritet të mbërrijnë në fushën e betejës ukrainase sapo të përfundojë trajnimi i ukrainasve.

“Mezi presim të vijnë tanket… dhe shpresoj vërtet që të mos jemi shumë vonë për këtë”, tha ministri estonez Pevkur.

I pyetur nëse ishte realiste të pritej që forcat ukrainase të operonin tanket Leopard 2 ose Challenger brenda pak muajsh, gjeneral-lejtnant Kolasheski u përgjigj, “Unë mendoj se është e mundshme”.

“Ata janë shumë, shumë të motivuar. Ata janë shumë të etur. Ky për ta është një kërcënim ekzistencial”, tha ai.

Zëri i Amerikës i kërkoi Pentagonit qasje tek forcat amerikane që trajnojnë ukrainasit në Gjermani dhe në Akademinë e Trajnimit të Tankeve Abrams në Poloni, por kërkesa u refuzua.

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori