LAJMI I FUNDIT:

SHBA ka në fuqi një ligj që lejon “pushtimin e Holandës”, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i dini

SHBA ka në fuqi një ligj që lejon “pushtimin e Holandës”, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i dini

Gjatë Luftës së Vietnamit, një pilot i Vietnamit Jugor, vodhi nga amerikanët një helikopter “Chinook”, vetëm për të shpëtuar familjen dhe miqtë e tij.

Rasti i vetëm i regjistruar në histori kur një kalorësi ka kapur anijet e armikut, ndodhi gjatë të ftohtit të jashtëzakonshëm të dimrit të vitit 1795, kur shumica e rrugëve ujore në Evropën Veriore ngrinë, dhe kalorësia franceze ishte në gjendje të shkonte në një port të ngrirë për të kapur flotën holandeze të bllokuar atje.

Astronautët hedhin rrobat e tyre pas çdo përdorimi. Meqë marrja e një 1 kg ngarkesë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) kushton rreth 10.000 dollarë, për ta është më me leverdi t’i hedhin rrobat e tyre jashtë, në vend se të ndoten duke u përpjekur t’i lajnë ato me ujë.

Është optimale që bateria e smartfonit tuaj të mbahet e ngarkuar midis 40- 80 për qind, në vend se të lihet të bjerë në zero, dhe të karikohet nga e para.

Në vitin 2002, SHBA-ja miratoi një ligj që e lejon të pushtojë Holandën, për të parandaluar gjykimin e personelit ushtarak amerikan nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Kozmonauti Sergei Krikalev ishte në hapësirë, kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik. Ai u ngjit në hapësirë si një qytetar sovjetik, dhe u kthye si një shtetas rus.

Në shekullin XIII-të, për të zbuluar se në cilën gjuhë do të flisnin natyrshëm njerëzit, perandori i Gjermanisë Frederiku II, vendosi 50 të porsalindur në kujdesin e infermierëve, të cilët do t’i ushqenin dhe lanin foshnjat, dhe do të regjistronin belbëzimet e tyre. Por perandori nuk mori dot kurrë një përgjigje, pasi të gjitha foshnjat vdiqën.

Mbetjet e djegura të Adolf Hitlerit dhe Eva Braunit, u shkatërruan në vitin 1970 me urdhër të shefit të KGB-së Juri Andropov, me përjashtim të disa fragmenteve të kockave dhe kafkës, të cilat u rizbuluan në vitin 1993. Testimi i ADN-së së tyre në vitin 2009 nga Universiteti i Konektikatit, konfirmoi se ato nuk i përkisnin Hitlerit apo Braunit. /bota.al/