Nëse nuk ka nisur, një garë e re armësh është gati të nisë, thonë analistë dhe ekspertë për kontrollin e armëve.
Të enjten, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Rusia ka zhvilluar armë të reja strategjike, përfshirë një raketë me fuqi bërthamore, e cila, sipas tij, mund të fluturojë për kohë të pacaktuar dhe të shmangë mbrojtjen raketore të Shteteve të Bashkuara. Me këtë deklaratë, Putin rrëmbeu vëmendjen e politikëbërësve, ekspertëve ushtarakë dhe ligjvënësve nga Uashingtoni në Berlin.
Moska dhe Uashingtoni, që kanë rreth 93 për qind të armëve bërthamore në botë, kanë ndryshuar politikat në lidhje me arsenalin.
“Në dhjetë vjetët e fundit, sidomos, regjimi i kontrollit të armëve që kemi trashëguar nga Lufta e Ftohtë është, është në stres të madh”, thotë për Radion Evropa e Lirë, John Baker, analist dhe strateg në Fondacionin Ploughshares – një grup që mbështet çarmatimin.
“Jemi në fillim të një gare të re armësh”, paralajmëron ai.
Putin u mburr veçanërisht me armët me kapacitet bërthamor, si ato në shërbim, ashtu edhe ato në zhvillim, të cilat i prezantoi në fjalimin e tij gati dyorësh para ligjvënësve dhe zyrtarëve të tjerë rusë.
Matthew Kroenig, profesor në Universitetin Georgetown dhe autor i librit Logjika e Strategjisë Amerikane Bërthamore, thotë se SHBA-ja dhe Rusia tashmë janë në garë armësh, pavarësisht nëse Uashingtoni është në dijeni ose jo.
“Rusia ka qenë në garë armësh me SHBA-në gjatë dekadës së kaluar, por ne tani jemi duke u zgjuar nga ky fakt. Pra, ne mund të hyjmë në garë të re armësh, por ky nuk është rezultati më i keq i mundshëm. Rezultati më i keq është të mos bëjmë asgjë derisa armiku ndërton armë për t’u angazhuar në agresion ndaj jush dhe aleatëve tuaj”, thotë Kroenig.
Analisti Stephen Schwartz, autor i librit Kostoja dhe Pasojat e Armëve Bërthamore të SHBA-së, thotë se raketa me fuqi bërthamore, e prezantuar nga Putini, i ngjan një arme amerikane të testuar në vitet 1950 dhe 1960.
“Ka qenë një koncept i keq. Reaktori ka qenë i pambrojtur dhe lëshonte nivele të rrezikshme të rrezatimit”, thotë Schwartz.
Pavel Podvig, studiues zviceran i armëve ruse, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk duhet tërhequr paralele me armatimin që ka definuar marrëdhëniet amerikano-sovjetike në fund të viteve 1950 ose në vitet ’80.
“Nuk është një garë armësh në kuptimin që nuk trondit asnjë balancë dhe nuk rrit numrin e raketave dhe kokave bërthamore. Këto sisteme patjetër se do të komplikojnë situatën dhe aksidentet do të jenë më të mundshme”, thotë Podvig.
Putin, në fjalimin e së mërkurës, përmendi në mënyrë të veçantë Traktatin Raketor Anti-Balistik, i cili ka kufizuar aftësinë e Moskës dhe të Uashingtonit të zhvillojnë sisteme të mbrojtjes raketore. Traktati i vitit 1972 ka qenë një nga marrëveshjet më të rëndësishme të Luftës së Ftohtë, sepse mbrojtja raketore është besuar se është destabilizuese në mënyrën se si dy vendet llogarisin strategjitë bërthamore.
Në vitin 2002, presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush, është tërhequr njëanshëm nga traktati. Putin në atë kohë ka thënë se vendimi është i gabuar, porse Moska nuk mund të bëjë gjë.
Në fjalimin drejtuar kombit, në janar, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Kongresi “do të modernizojë dhe rindërtojë arsenalin bërthamor”.
“Putin e përshkroi arsyetimin për armët e reja kryesisht me premtimet e thyera të SHBA-së në kontrollin e armëve dhe me paranojën nga sistemet amerikane të mbrojtjes raketore”, thotë Kingston Reif, analist në Asociacionin për Kontrollin e Armëve.
“Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt një rruge destabilizuese dhe të panevojshme”, paralajmëron ai. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3