LAJMI I FUNDIT:

SHBA heq 1.5 trilion dollarë taksa

SHBA heq 1.5 trilion dollarë taksa

Heqja prej 1.5 trilion dollarësh taksash amerikane e administratës të Presidentit Donald Trump, duket të mos ketë ndikim të madh në investimet kapitale të bizneseve ose planet e punësimit.

Kjo, sipas një sondazhi të lëshuar një vit pas ri kontrollit më të madh në më shumë se 30 vjet të kodit tatimor të SHBA. Shoqata Kombëtare e Biznesit të Ekonomisë ‘(NABE), zbuloi ditën e sotme se ndërsa disa kompani raportuan përshpejtimin e investimeve për shkak të taksave më të ulëta të korporatave, 84 për qind e të anketuarve thanë se nuk i kishin ndryshuar planet. Kjo, krahasuar me 81 për qind në anketën e mëparshme të publikuar në tetor.

Shtëpia e Bardhë kishte parashikuar që paketa masive stimuluese fiskale, do të nxiste shpenzimet e biznesit dhe rritjen e vendeve të punës. Shkurtimet e taksave hynë në fuqi në janar 2018. “Një shumicë e madhe e të anketuarve, 84 për qind, tregojnë se një vit pas saj, reforma e taksave të korporatave nuk ka shkaktuar që firmat të ndryshojnë planet e tyre të punësimit ose të investimeve”, tha presidenti i NABE Kevin Swift .

Normat më të ulëta tatimore, megjithatë, kishin ndikim në sektorin e prodhimit të mallrave, ku 50 për qind e të anketuarve nga ky sektor njoftuan rritje të investimeve në kompanitë e tyre dhe 20 për qind thanë se ata mbikëqyrnin punësimin dhe investimet në Shtetet e Bashkuara nga jashtë. /Telegrafi/