Autoritetet e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë i kanë kërkuar Facebook-ut që t’u mundësojë qasjen tek mesazhet e koduara.
Kërkesa është bërë me një letër të hapur drejtuar shefit ekzekutiv të kompanisë Mark Zuckerberg dhe firmosur nga prokurori i Përgjithshëm amerikan William Barr, sekretari i Brendshëm Britanik Priti Patel dhe ministri i Punëve të Brendshme të Australisë Peter Dutton.
Në letrën drejtuar Facebook-ut dhe kompanive të tjera të ngjashme, u kërkohet atyre që të lejojnë, siç thuhet, zbatimin e ligjit duke mundësuar qasjen tek mesazhet “sipas një formati të lexueshëm e të përdorshëm”, sa herë të jetë e nevojshme.
“I kërkojmë Facebook-ut të mos bëjë përpara me planin sipas të cilit vetëm ata që shkruajnë dhe e marrin mesazhin, mund ta lexojnë atë, pa përfshirë mjete për qasje të ligjshme në përmbajtjen e mesazheve me qëllimin për të mbrojtur qytetarët”, thuhet në letrën që mban datën 4 tetor, shkruan Zëri i Amerikës.
Letra është një tjetër përpjekje e Departamentit amerikan të Drejtësisë për të bindur kompanitë e teknologjisë që të dobësojnë ose eliminojnë kodimin, bazuar në kërkesat e agjencisë së zbatimit të ligjit.
Facebook-u e mbrojti vendimin e saj të enjten, duke thënë se njerëzit kanë të drejtë të zhvillojnë biseda private në internet, duke shtuar se kompanitë tashmë janë në gjendje t’u përgjigjen agjencive qeveritare kur marrin kërkesa të vlefshme ligjore.
WhatsApp-i dhe Facebook po përdorin tashmë një sistem që u mundëson vetëm atyre që shkruajnë e marrin mesazhin ta lexojnë atë, përjashtuar edhe Facebook-un. Kompania ka në plan ta shtrijë këtë sistem edhe në platfoma të tjera si Messenger-i dhe InstagramDirect-i.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë
"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin