LAJMI I FUNDIT:

Shatri: Veteranët e shumtë mund ta destablizojnë Buxhetin

Shatri: Veteranët e shumtë mund ta destablizojnë Buxhetin

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se numri i madh i veteranëve dhe pagesa që duhet t’u bëhet atyre, mund të shkaktojë destabilizimin e buxhetit të vendit.

“Paraprakisht kërkohet një vlerësim për koston buxhetore, për ligjet që do të miratohen. Kjo i bjen që kategoria e subvencioneve dhe transferove duhet të shtohen nga 460 në 510 milionl. Në gjuhën e profesionalizmit kjo nënkupton destabilizim i buxhetit, sepse një buxhet që shkon në shpenzime, e çon një vend në një shtet social. Nuk ka burim tjetër të këtyre përveç taksave qytetare”, ka thënë ai.


Ai ka deklaruar se askush nuk është kundër kompensimit të pagave për veteranët, por që ka dilema për numrin e tyre.