Liverpool nuk ka arritur të triumfojë në kuadër të xhiros së 36 të Ligës Premier.
The Reds kanë barazuar para shikuesve të vetë në Anfield Road kundër Stoke Cityt me rezultat 0-0.
Gjatë gjithë ndeshjes dominuan vendasit, por nuk arritën të shënojnë golin e fitores kundër skuadrës së Xherdan Shaqirit.
Rastin më të mirë në takim e pati Mohamed Salah, kur humbi një rast të pastër në minutën e pestë të takimit.
Sulmuesi u gjend i vetëm dhe i pa penguar përballë portierit Jack Butalnd, por topin e dërgoi jashtë fushës së blertë.
Danny Ings arriti të shënojë gol në të 41 minutë, por që anulua prej gjyqtarit shkaku i pozitës jashtë loje.
Në pjesën e dytë nuk u realizua ndonjë rast që vlen të theksohet pasi që rastet përfundonin para portave të ekipeve respektive.
Martins Indi i City për pak sa nuk realizoi autogol në minutën e 74-t, kur në përpjekje për ta larguar topin, pothuajse nuk e mposhti portierin e vetë.
Dy minuta para përfundimit të takimit, Ryan Shawcross nuk arriti të dërgoi topin në portë nga afërsia prej dy metrave.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, takimi përfundoi pa gola 0-0.
Pas kësaj, Liverpool zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 72 pikë ndërsa Stoke gjendet në vendin e 18 dhe pranë largimit prej ligës elitare angleze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve
Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United
Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit