Mesfushori shqiptar u transferua në Giuseppe Meazza në muajin janar nga Bayern Munichu dhe ka kontratë deri në vitin 2019, mirëpo Nerazzurrët duan ta shesin.

Ai ka refuzuar transferimin te Stoke City, mirëpo SportMediaset raporton se u ka thënë bashkëlojtarëve se do të largohet.


Favorit për nënshkrimin e tij është klubi gjerman, Schalke 04, ndërsa kërkohet edhe nga Everton e Newcastle United në Ligën Premier.

Largimi i Shaqirit do të bënte vend për transferimin e Ivan Perisicit te zikaltrit. /Telegrafi/

telegrafi sport app