LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Matura shtetërore do të mbahet më 27 maj, po bëhen të gjitha përgatitjet

Shaqiri: Matura shtetërore do të mbahet më 27 maj, po bëhen të gjitha përgatitjet

Matura shtetërore do të mbahet më 27 maj siç e parasheh ligji, tha sot ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

“Unë i mbështes kërkesat, por qëndrimi im përfundimtar është që diplomimi shtetëror të bëhet më 27 maj, siç është planifikuar sipas afatit. Sipas të dhënave që marr si ministër, po bëhen të gjitha përgatitjet për t’u nënshtruar provimit të maturës shtetërore. Nëse do të jetë nevoja, nga e hëna do të dërgojmë edhe punonjës nga MASH-ja vetëm për të përfunduar punët”, tha Shaqiri, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai ka theksuar se kjo kërkesë është edhe nga nxënësit e shkollave të mesme.

Shaqiri shtoi se mbështet kërkesat për paga më të larta të punonjësve të Qendrës Shtetërore të Provimeve, por se kjo nuk duhet të ndërlidhet me realizimin e proceseve të rëndësishme siç është diplomimi.

Punonjësit e QSHP janë në grevë që nga fundi i muajit prill dhe ndalesa e punës vazhdon deri në marrjen e pëlqimit të Ministrisë së Financave për rritjen e pagave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori