0Shares

Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është i dëshpëruar pas humbjes 2-1 ndaj Wolverhampton Wanderers pasi kështu Reds u eliminuan nga FA Cup.

Shqiptari i siguron tifozët se tentuan deri në fund, por tani kjo është një kapitull i mbyllur dhe që duhet të fokusohen në Ligën Premier.

“Natyrisht që jemi të dëshpëruar pasi kemi humbur, por mendoj se nuk e kemi merituar këtë rezultat”, ka thënë Shaqiri për Liverpoolfc.com.

Trajneri Jurgen Klopp duket e uruar Xherdan Shaqirin për paraqitjen e mirë ndaj Fulhamit (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Tentuam të rikthehemi. Tentuam gjithçka deri në fund dhe ju nuk mund të thoni se nuk provuam deri në minutën e fundit. Kemi provuar gjithçka”.

“Në disa raste të duhet fat dhe gjuajta e lirë ishte shumë e pafat”.

“Kishim shumë lojtarë të rinj dhe të tjerë që nuk kanë luajtur për një kohë të gjatë. Ne dëshiruam të fitojmë këtë ndeshje dhe të vazhdojmë tutje në raundin tjetër, por FA Cup është e tillë: Humbet ndeshjen dhe je jashtë”.

Kloppi 'zhduk' Shaqirin si me magji, video bëhet virale në internet dhe të gjithë pyesin se ku mbeti ylli shqiptar Kloppi 'zhduk' Shaqirin si me magji, video bëhet virale në internet dhe të gjithë pyesin se ku mbeti ylli shqiptar

“Tani e mbyllim këtë ndeshje dhe shikojmë Ligën Premier”, ka shtuar Shaqiri. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)