LAJMI I FUNDIT:

Shala i thotë Lladrovcit, po të këshillojnë keq

Shala i thotë Lladrovcit, po të këshillojnë keq

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, i është drejtuar kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nëpërmjet një letre publike, të cilën e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Letra e Shalës vjen pas deklaratës së Lladrovcit se “Drenasi nuk do të zgjedhë të vuajë si Malisheva”.


Shala ka thënë Lladrovci po keqkëshillohet nga ekipi i fushatës së tij, dhe fushata që ai po bën, sipas tij, i bën dëm reputacionit të Lladrovcit dhe të familjes së tij.

Ky është shkrimi i plotë i Shalës në Facebook:

“I dashur ambasador,

E kuptoj, je në garë politike për kryetar të Drenasit dhe ju duhet të shpalosni disa projekte për Drenasin.

Ju jeni vëllau i heroit të Kosovës, një njeriu që vepra e përkushtimi për kombin e kishte bërë hero për ne, ende pa ra dëshmor.

Unë kam pas fatin të kaloj pak kohë me bacën Fehmi, e di si shumë të tjerë që as ai e as ju nuk keni punuar e as nuk e keni një mentalitet krahinor, prandaj ju kisha sygjeruar mos lejoni askënd për asnjë benifit momental, që duke bërë aludime krahinore e duke fyer qytetarë të komunave tjera me shpresë që me fitu ndonë votë më shumë.

Kushdo që në ekipen tënde që është duke bërë këtë dhe ju këshillon me bo fushatë në këtë frymë nuk ja do të mirën familjes tuaj të nderuar, as juve personalisht.

Malisheva, Drenica, Dukagjini, Llapi, sa janë të miat, janë edhe të juajat, e të gjithë qytetarëve tonë.

Sa i përket gjendjes në infrastrukturë, kanalizim dhe ujësjellës, sigurisht ju nuk e paskeni vizituar Malishevën e nuk keni informata. Do të dëshiroja që së paku Drenasi të kishte punuar sa gjysma e asaj që është punuar në Malishevë, krejt ndryshe do të ishin fshatrat e Drenasit. Haxhi Shala” (sic), ka shkruar Shala në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori