LAJMI I FUNDIT:

Shala i PDK-së: Rryma është dashur të blihet muaj më herët me kontratë, e jo ta ruani në frigorifer se as ai nuk punon pa rrymë

Shala i PDK-së: Rryma është dashur të blihet muaj më herët me kontratë, e jo ta ruani në frigorifer se as ai nuk punon pa rrymë

Deputeti i Parëtisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se energjia elektrike është dashur të sigurohet disa muaj më herët përmes kontratës.

Shala referuar deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “energjia elektrike nuk ruhet në frigorifer”, tha se energjia elektrike nuk mund të ruhet në frigorifer, sepse as ai nuk punon pa energji elektrike.

“Para nëntë muajsh keni qenë të zëshëm publikisht kundër liberalizimit të tregut energjetik. Do të sihte situatë krejt tjetër, sikur të fillonte liberalizimi para nëntë muajsh, Keni intervenuar jashtëligjshëm edhe atëherë, politikisht dhe ne sot nuk kemi liberalizim të tregut, i cili sot nuk mund t’i parashikojmë pasojat. Ju përsëri po doni me legjitimu, unë kam kërku me interpretu komplet Ligjin”, tha Shala.

Shala theksoi se energjia elektrike është dashur të sigurohet më herët me kontratë afatgjatë, e jo të blihet sot për sot.

“Keni ba dhjetëra milion euro qarkullim pa bord, pa bord të KEK-ut, pa aksionarin, duke shkelur çdo procedurë. Nuk gjen shtet në rajon që e blenë rrymën sot për sot. Sikur ta kishit blerë rrymën gjashtë muaj më herët apo nëntë muaj më herët me kontratë, e jo me rujt në frigorifer, se as frigoriferi nuk punon pa rrymë, nuk e di sa e dini ju, por me kontratë afatgjatë, sot do ta kishim një çmim krejt tjetër. E keni pru situatën me ble sot në mëngjes rrymën, për me pas pasdite”, tha Shala në Kuvend. /Telegrafi/