LAJMI I FUNDIT:

Shala kërkon që Limaj të dorëhiqet nga Ekipi negociator nëse këshilltarët e Haradinajt kanë bërë bisedime “prapa shpine” në Berlin (Video)

Shala kërkon që Limaj të dorëhiqet nga Ekipi negociator nëse këshilltarët e Haradinajt kanë bërë bisedime “prapa shpine” në Berlin (Video)

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se takimet e fshehta që mbahen në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe shkojnë në dëm të Kosovës.

Shala, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova ka një Ekip negociator të votuar në Kuvend, dhe anashkalimi i këtij ekipi nga ana e Qeverisë nuk mund të quhet ndryshe pos “dështim i kësaj Qeverisë”.


“Nëse më të vërtetë ky ekip ka shkuar në bisedime pa u konsultuar me Ekipin negociator, unë nuk e di pse Ekipi negociator i votuar në Kuvend nuk jep dorëheqje. Ata duhet të japin dorëheqje dhe t’i thonë Kryeministrit: ‘vazhdo më këta individë që i ka dërguar në mënyrë të fshehtë’”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i NISMA Socialdemokrate nëse individët që kanë shkuar në Berlin për çështje teknike dhe janë konsultuar më parë me Ekipin negociator është në rregull.

I pyetur nëse veprimet e këshilltarëve të Haradinajt në Berlin do të cenonin raportet e mira AAK-NISMA, Shala ka thënë se nëse ata persona kanë bërë negociata Limajt nuk i mbetet zgjidhje pos dorëheqjes.

“Nëse zoti Haradinaj i ka dërguar këta dy individë apo këshilltarë për të negociuar apo për vazhdimin e negociatave pa u konsultuar me Ekipin negociator, zotin Limaj e kam kryetar dhe nuk kam biseduar me të ende për këtë çështje, por nuk i mbetet gjë tjetër dhe unë po të isha në vend të tij do të kisha dhënë dorëheqje [nga Ekipi negociator], sepse nuk do ta kisha marrur një barrë për të drejtuar vendin e dikush tjetër të punojë mbrapa shpinës, por ndoshta e kanë bërë në konsulta të përbashkëta”, tha ndër të tjera Haxhi Shala./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori