LAJMI I FUNDIT:

Shala ftohet në Samitin Botërorë të ujit “Budapest 2016”

Shala ftohet në Samitin Botërorë të ujit “Budapest 2016”

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala priti në takim Zëvendës Ambasadorin e Hungarisë të akredituar në Kosovë, Bela Bozsik .

Me këtë rast, Zëvendës Ambasadori Hungarez Bela Bozsik, dorëzoj ftesën zyrtare, ushtruesit të detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala, për pjesëmarrje në Samitin e Ujit “Budapest 2016” qe do te mbahet në Kryeqytetin Hungarez, përkatësisht në Budapest.


Samiti do të mbahet në fund te Nëntorit të këtij viti nën patronatin e Presidentit Hungarez, ndërsa panelist në këtë Samit do të jenë nivelit me te larte për Ujin të ftuar nga Sekretari Gjeneral i OKB-se dhe Presidenti i Grupit te Bankës Botërore. Zoti Shala e falënderoi zëvendës Ambasadorin Bozsik për ftesën. /Telegrafi/