LAJMI I FUNDIT:

​Shaip Kamberi kërkon zgjerimin e sanksioneve ndaj bashkëpunëtorëve të Veselinoviqit në Serbi

​Shaip Kamberi kërkon zgjerimin e sanksioneve ndaj bashkëpunëtorëve të Veselinoviqit në Serbi
Foto: Arkiv

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj krerëve të krimit të organizuar në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në një postim në Facebook, Kamberi shkruan se Veselinoviq dhe Radojçiq janë të pandashëm nga pushteti aktual në Beograd dhe se nevojitet zgjerim i sanksioneve për bashkëpunëtorët e tyre në Serbi, të cilët po e pengojnë paqen, demokratizimin dhe përparimin e rajonit.


“Përpos në kuptimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vendimi i fundit pozitiv i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojçiqit, ka edhe më shumë rëndësi në kuptimin e tij politik. Milan Radojçiq është zyrtarisht nënkryetar i Listës “Srpska” në Kosovë, strukturë kjo e kontrolluar dhe e dirigjuar drejtpërdrejtë nga pushteti i sotëm në Serbi. Po ashtu, mediat hulumtuese (si BIRN dhe KRIK) kanë ngritur disa herë afërsinë e Zvonko Veselinoviqit me pushtetarët e sotëm në Serbi. Me vite të tyre, kompanitë e Veselinoviqit dhe Radojçiqit kanë fituar zyrtarisht tenderë publik nga më të rëndësishmet prej pushtetit të sotëm në Serbi. Prandaj, që këto sanksione të jenë edhe më efikase, ato duhen të zgjerohen ndaj bashkëpunëtorëve të tyre në Serbi, të cilët pengojnë paqen, demokratizimin dhe përparimin e rajonit”, shkruan Kamberi.

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Lajme
Kalo në kategori