LAJMI I FUNDIT:

Shaip Kamberi ia paraqet 9 kërkesa Qeverisë së Serbisë

Shaip Kamberi ia paraqet 9 kërkesa Qeverisë së Serbisë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar disa kërkesa presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Sot, në takimin me Presidentin e Serbisë, në kuadër të konsultimeve të tij për mandatin e Qeverisë së re, në emër dhe si përfaqësues të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, të përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja për Progres Demokratik, kemi dorëzuar 9 kërkesa konkrete”, ka shkruar Kamberi.


Shaip Kamberi takon Vuçiqin: Nuk e kemi prioritet pjesëmarrjen në qeveri, por çështjen e pasivizimit të adresave dhe ndryshimin e Ligjit për flamurin
Lexo po ashtu Shaip Kamberi takon Vuçiqin: Nuk e kemi prioritet pjesëmarrjen në qeveri, por çështjen e pasivizimit të adresave dhe ndryshimin e Ligjit për flamurin

Kërkesat janë si më poshtë:

1. Zbatim i afatizuar i Planit 7 pikësh, miratuar nga Qeveria e Serbisë më 2013.

2. Ndërprerje e procesit të pasivizimit dhe krijim i një Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e deritanishëm, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës parlamentare, opozitës, deputetit nga Lugina e Preshevës, shoqërisë civile; si dhe më lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

3. Krijim i një Fondi të veçantë Zhvillimor për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe dyfishim i buxhetit të Trupit Koordinues për projekte kapitale dhe subvencionimin e sektorit privat, sikurse sjelljen e investitorëve të huaj.

4. Afatizim për zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e diplomave me Kosovën, të arritura në Bruksel më 2011 dhe 2016.

5. Sanksionim ligjor të përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, sidomos përdorimit të termit ofendues “Šiptar”.

6. Intensifikim i dialogut midis Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe të zgjedhurve të Luginës së Preshevës, me lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe me mbikëqyrjen e ambasadorëve të akredituar në Beograd, pjesë e grupit “Miqtë e Luginës”.

7. Ndryshim dhe plotësim i Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare, përfshirë nenin 16 al. 2 për përdorimin e simboleve kombëtare.

8. Krijim i një Komisioni Vlerësues Parlamentar të zbatimit “Marrëveshjes së Konçulit”, të miratuar nga Qeveria e Serbisë më 2001, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës parlamentare, opozitës, deputetit nga Lugina e Preshevës, shoqërisë civile, si dhe më lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

9. Realizim i afatizuar të Marrëveshjes për riorganizimin e Trupit Koordinues nga 2009.

“Lugina e Preshevës ka nevojë para së gjithash dhe njëherësh për zgjidhje politike, jo për poste qeveritare pa ndikim për interesin e përgjithshëm”, ka shkrur Kamberi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori