“Në zemrën e çdo rusi e serbi pulson dashuria besnike për njëri-tjetrin”. Kështu, me këtë lloj shpërthimi emocional, fliste Mihail Gorbaçov tek ngrinte dollinë n’Belgradin e vitit 90-të. Shihte humnerën komuniste e, njëkohësisht, disfatën me “luftën e yjëve” të rivalit furioz Regan, pastaj shikonte orën e vet të vonuar në Londër si t’përgjerohej për mirëkuptim – dhe hidhte vështrim smire në kopshtet e lulëzuara të perëndimit.
Mihail Sergejeviqi parandjente ndërrimin e epokave dhe një Rend të ri bote që do t’shkërmoqte perandorinë e tij, e bashkë me te sajesën serbomadhe të Jugosllavisë. Ndaj, evokonte aleancat apo sensibilitetet e vjetra. E, Serbia ishte një prej më t’rëndësishmeve të tyre. E ky, edhepse përpiqej të vinte maskën e rusit të moderuar postsovjetik, i jepte krahun për ta rivënë n’skenën e dikurshme. Gjithçka riqarkullohej. Prerja e shkurtër tani kishte mbetur pas. Historia që u shpall njëherë e mbaruar, rikthehej tani vrullshëm në Ballkan: me kurthet, prapahijet, makthet, sferat interesore, armët, mitet, doktrinat e robnisë, dorën e largët të fshehtë dhe currilin e gjakut që duhej të ishte gjithmonë i huaj…
Natyrisht serbët do rreken t’adoptojnë valsin mashtrues të strategjinë së dyfishtë: ditën të punojnë në ngrehën Europë, kurse natën të rrëmojnë trathtisht gurët e saj për të shtruar me ta udhështegun e Rusisë.
Për shplarje para syve të njerëzisë i referohen Dositejit të tyre që paskësh thënë se për Serbinë dielli lind në përendim, por Kullat e Kremlinit do t’i ndjekin si fanarin orientimor në detrat e shkumëzuar të botës. Zbërthyer më saktë, ata duan paratë e Perëndimit dhe shpirtin e Lindjes. Duke imituar Titon, këtë dyzim shpallte më herët varrmihësi Nikoliç, ndërkohë që, pa flamuj e trompeta, heshtur e tinëzisht, do ta jetësojë këtë më pas bashkëpartiaku i tij Vuçiq. Zelli i tij do vete më larg akoma: sfidon ushtarakisht Shtëpinë ku, pranë portash, lutet të kalojë pragun e saj…
Madje dhe shoveni patogjen Drashkoviq (të cilin një gazetë gjermane do ta profilonte si mediokër në letërsi e folklorik në politikë), i konvertuar së fundmi në demokrat skofiar, pohonte këto ditë: unë dua që Rusia të jetë më e forta! Nuk do arrinte kurrësesi të mbulohej, sepse, thjeshtë, pasioni i zjarrtë idenitar i mposhtte atij kalkulimet e ftohta të arësyes.
Anëmbajtja serbe, rrjedhimisht, merr provën e gjallë: në qershor repart ushtarësh serbë do të shkojë në Bjellorusi për ushtrime të përbashkëta trepalëshe me mikpritësin dhe pjesë të ushtrisë ruse. Motoja aq vetëthënëse, “Vëllezëria sllave”, do ta ngazëllejë radikalin Sheshel që tani fërkojë duart me ndjesi triumfi. Ideologjia e tij del nga epruveta e ndaluar dhe niset drejt jetës.
A mund ti dërgohet perëndimit, e pra armiqëve të Moskës, Amerikës veçanërisht, mesazh më qartësisht i lexueshëm?
Në Belgrad nuk kanë fituar besimin popullor pasrendësit e dizajnuar të radikalit të ndërkryer. E ka fituar ai vetë. Ftyra dhe fryma e tij e errtë. Po a është kjo e veçantë dhe e re? Aspak. Kështu ka qenë ndër qindvjeçarë: ëndrra e rajhut serb dhe arma e krimit janë testament i shkruar (Garashanin, Gjorgjeviq, Cvejiq, Andriq) me porosi mallkimi për ata që nuk i ndjejnë në të gjithë dramat politike që vijnë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit