LAJMI I FUNDIT:

Sfarqa: Kam vendosur të jem edhe për 4 vite krah bujkut, mësuesve e biznesit – pranë pleqve dhe njerëzve në nevojë

Sfarqa: Kam vendosur të jem edhe për 4 vite krah bujkut, mësuesve e biznesit – pranë pleqve dhe njerëzve në nevojë

Dega e LDK-së në Ferizaj ka organizuar sot një tubim madhështor për të prezantuar kandidatin për kryetar të komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqën, si dhe 45 kandidatët e tjerë për këshilltarë komunalë.

Në këtë tubim ku merrnin pjesë mijëra simpatizantë dhe qytetarë ferizajas kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha se Ferizaj nuk ka njeri më të mirë se kryetari aktual për të realizuar projektet më të mira për qytetarët dhe institucionet.


“Ju tashmë e keni kryetarin të cilin nuk keni nevojë që ta ndërroni sepse ky njeri mendon më së miri për ju. Shumë dëshmi janë tashmë para syve tuaj se përcaktimi në ditën e zgjedhjeve nuk duhet të diskutohet. Muharrem Sfarqa është me ju dhe për ju dhe askush tjetër”, ka thënë Mustafa.

Kurse kryetari aktual Muharrem Sfarqa i cili synon që edhe 4 vite të udhëheq me komunën e Ferizajt ka përmendur edhe shumë prioritete për një Ferizaj të zhvilluar e të fortë ekonomikisht.

“Jam po aq krenar që sot pas 4 vitesh pune bashkë me ju, të ju kërkoj besimin edhe për një mandat në kreun e Komunës. Shumë mund të pyesin pse? Çka i duhet edhe një mandat një njeriu që ka drejtuar një komunë për 4 vite? E kam pyetur shpesh edhe unë veten time. Nuk e mohoj që ka qenë po aq shpesh temë diskutimi edhe në familjen time, me gruan dhe fëmijët, pastaj me miqtë e afërt e më gjerë.
Në këtë pikë, më lejoni të ndaj me ju edhe një detaj. E kam takuar rrallë këto kohë, të shtrenjtin nip timin, Platonin. Takimet me të në ambientet e shtëpisë janë tepër të veçanta. E kam parë shpesh në sy dhe në takimet me çiltërsinë e tij shpirtërore, unë kam takuar fëmijët e secilit prej jush. Këta janë e ardhmja jonë ndërsa ne asgjë më shumë se sa shërbëtorë të mirë të së ardhmes së tyre”.

“Kam marrë lloj-lloj sugjerimesh e këshillash dhe në fund kam vendosur ta dëgjoj qytetarin e Ferizajt. Kam vendosur të jem edhe për 4 vite, krah bujkut. Kam vendosur të jem krah mësuesve dhe nxënësve. Pranë pleqve dhe njerëzve në nevojë. Kam vendosur të nxjerr kampion në shumë sporte, ekipe dhe individ”.

“Kam vendosur ta bëjë Ferizajn qendër kombëtare të kulturës. Kam vendosur të jem krah biznesit vendës dhe që secili prej jush të ketë një vend pune. Kush e sheh sot Ferizajn, vështirë do ta njohë më pas katër vitesh, sepse Ferizaj do të ketë: Më shumë biznese të suksesshme, si themel i zhvillimit ekonomik dhe punësimit”.

“Do të këmbëngulim tek Qeveria e Kosovës që përfundimisht të gjejnë zgjidhje hekurudha e qytetit, spitali rajonal, stadiumin e ri të futbollit, trajtimi i ujërave të zeza, sigurimi i ngrohjes përmes djegies së mbeturinave, funksionalizimi i trafikut urban etj”.

“Mbani mend! Këto nuk janë vetëm fjalë, sepse tashmë janë krijuar të gjitha parakushtet, janë bërë studimet dhe janë përgatitur projektet për këto zhvillime”, ka potencuar Sfarqa.

Në trend

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Vërshime në Prishtinë, rruga

Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe

Komunat
Kalo në kategori