LAJMI I FUNDIT:

“Sezoni festiv në marketing” – si kompanitë në Kosovë po planifikojnë strategjitë e tyre – Gjirafa, Telegrafi e Hallakate tregojnë shërbimet që ofrojnë

Gjatë konferencës Growth Tank është mbajt edhe një panel diskutimi me temën “planifikimi i sezonit festiv në marketing”.

Pjesë e këtij paneli ishin themeluesi dhe drejtori i Gjirafës, Mërgim Cahani, Valon Canhasi themelues dhe drejtor i Hallakate dhe drejtori gjeneral i Telegrafit, Gentian Lluka.


Cahani nga Gjirafa tha se në këtë periudhë kur priten festat e fundvitit njëra prej objektivave më të rëndësishme është “Black Friday”.

Mërgim Cahani, themelues dhe drejtor i Gjirafës gjatë konferencës Growth Tank

“Për Gjirafën njërën prej festave më të rëndësishmeve e kemi ‘BlackFriday’. Është bërë një pjesë e kulturës tonë në kompani dhe një traditë. Një kuti që e kisha në tavolinë shkruante, “November is own’ (nëntori është i joni). Që shtatë vite flemë në zyrë, pa marr parasysh se në cilën njësi punojmë. Porosisim ushqim…është një farë trendi shumë ‘funny’. Çdo vit jemi dyfishu për ‘Black Friday’. Vitin e kaluar në minutat e para i kemi pas dy mijë porosi”, ka thënë Cahani.

Hapet edicioni i tretë i Growth Tank, Rama: Kënaqësi kur dëgjojmë që kompanitë tona kanë arritur nivelet e larta ndërkombëtare
Lexo po ashtu Hapet edicioni i tretë i Growth Tank, Rama: Kënaqësi kur dëgjojmë që kompanitë tona kanë arritur nivelet e larta ndërkombëtare

Ndërsa, Valon Canhasi nga Hallakate tha se bizneset duhet të bëjnë parapërgatitje kur të hapin ofertat për “Black Friday”.

“Në muajin nëntor qysh para 7 viteve ka nisur me Black Friday. Por ‘tu pa – tu bo’, viteve tjera u dasht me ia nis ma herët. Njerëzit që janë në nivelin e kërkimit të blerjes e donë ‘BlackFriday’. Strategji është që me planifiku shumë më herët. Njerëzit duan me ua bo vendin pareve, pasi s’kanë shumë pare dhe duan ta dinë se ku e lënë paranë e vet”, tha Canhasi.

Valon Canhasi, themelues dhe drejtor i Hallakate gjatë konferencës Growth Tank

Ndërkaq, drejtori i Telegrafit, Gentian Lluka tha se Telegrafi ofron mundësi të shumta për integrimin e brendeve të ndryshme brenda platformës.

"Ej shumë jeni të mirë a", Arlind Gjikolli - Gjikla kujtohet në konferencën më të madhe të marketingut digjital në Kosovë
Lexo po ashtu "Ej shumë jeni të mirë a", Arlind Gjikolli - Gjikla kujtohet në konferencën më të madhe të marketingut digjital në Kosovë

“Faleminderit për pjesën e Gjiklës, ishte shumë emocionuese. Telegrafi Brand Studio është krijim i Telegrafit. Ne gjithmonë investojmë në teknologji të fundit. Një strategji e mirë nëse fillohet më herët, rekomandojmë që të fillohet nga muaji shtator…

Ne në produkte kemi kemi futur dhe produksionin e videos. Së fundmi, kemi ofruar dhe një produkt tjetër ku hapësirat fizike i kthejmë në ato virtuale. Kemi hapësirë që t’i integrojmë brenda Telegrafit kudo, çdo produkt… Audienca e Telegrafit është shumë  e madhe”, ka thënë Lluka mes tjerash.

Gentian Lluka, drejtor gjeneral i Telegrafi.com gjatë konferencës Growth Tank

Drejtori gjeneral i Telegrafit ka folur po ashtu edhe për rëndësinë e teknologjisë artificiale.

“Telegrafi e ka mundësu TeamGpt për stafin. Për çdo ditë bëjmë eksperimente dhe habitemi se çka po ndodh. Ne e nisim një video ia ofrojmë AI-së, ia kërkojmë ChatGPT-së pesë tituj…Viti i ardhshëm do të jetë vit i integrimit të AI-së në çdo segment brenda Telegrafit”, theksoi drejtori Lluka.

Ndryshe, Growth Tank është konferenca më e madhe e Marketingut Digjital në Kosovë, e cila solli folës nga kompanitë më prestigjioze amerikane dhe evropiane, si Google, Facebook, Rapid Images e Link Marketing. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori