LAJMI I FUNDIT:

Sevilla vazhdon traditën, kalon në finalen e Ligës së Evropës në fitoren ndaj Unitedit

Sevilla vazhdon traditën, kalon në finalen e Ligës së Evropës në fitoren ndaj Unitedit
Sevilla vs Manchester United (Photo by Martin Meissner/Pool via Getty Images/Guliver)

Sevilla ka kaluar në finale të Ligës së Evropës, pasi në gjysmëfinale e ka eliminuar Manchester Unitedin me rezultat 2-1.

Reklama

Pas vetëm nëntë minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me anë të Bruno Fernandesit që shënoi nga penalltia.

Por, Unitedi duket se u akomodua shumë me këtë gol të hershëm dhe nga kjo gjë e pësuan keq.

Sevuilla vs Manchester United (Photo by Martin Meissner/Pool via Getty Images/Guliver)

Sevilla arriti që t’i barazonte shifrat në minutën e 26-të me golin e Susos që u asistua prej Sergio Reguilon.

Skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer më pas tentoi që të rikthente epërsinë, mirëpo Marcush Rashford kishte goditje të pasakta.

Sevuilla vs Manchester United (Photo by Martin Meissner/Pool via Getty Images/Guliver)

Në 45 minutat e dytë, skuadra angleze lëshoi disa shanse të mira për gol, pasi portieri Bono i Sevillës ishte në krye të detyrës së tij sonte.

Edhe pse Unitedi kishte më shumë se 20 tentime në drejtim të portës kundërshtare, ishte Sevilla që realizoi.

Luuk de Jong në minutën e 78-të e përmbysi rezultatin nga një asistim i Jesus Navas, për të eliminuar kështu Unitedin nga gara e dytë më e rëndësishme në Evropë.

Fituesi i trefishtë i kësaj gare do të mësojë emrin e kundërshtarit për në finale nga përballja mes Interit dhe Shakhtar Donetskut që zhvillohet të hënën e javës së ardhshme (17 gusht). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para nëntë muajsh fitoi Kupën e Botës, dhe tani po i jep fund karrierës - çfarë po ndodh me Papu Gomez?

Para nëntë muajsh fitoi Kupën e Botës, dhe tani po i jep fund karrierës - çfarë po ndodh me Papu Gomez?

Ndërkombëtare
Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Premier League
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 3-1 Real Madrid, zhgënjen Vazquez

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 3-1 Real Madrid, zhgënjen Vazquez

La Liga
Bayerni planifikon shkarkimin e Tuchel, identifikon zëvendësuesin e tij

Bayerni planifikon shkarkimin e Tuchel, identifikon zëvendësuesin e tij

La Liga
Humbja ndaj Newcastle shënon rekord të zi për Sheffieldin

Humbja ndaj Newcastle shënon rekord të zi për Sheffieldin

Premier League
Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori