Shakhtar Donetsk dhe Sevilla kanë zhvilluar ndeshjen e parë në Ligën e Evropës duke u ndarë në paqe.
Kampioni aktual i Ukrainës, Shakhtar Donetzk dhe kampionia e Evropës, Sevilla kanë barazuar 2-2.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi, kur sulmuesi francez Kevin Gamerio shërbeu mirë spanjollin Vitolo i cili shënoi në minutën e gjashtë për 0-1.


Por vendasit u kthyen në lojë shumë shpejtë, kur mesfushori ofensivë Marlos barazoi gjithçka në minutën e 23-të.

Pasi barazuan rezultatin, vendasit u hodhën në sulm duke shënuar edhe golin e epërsisë nëpërmjet mesfushorit defensivë Stepanenko i cili shënoi me kokë.

Me rezultatin 2-1 në të mirë të vendasve përfundoi 45 minutëshi i parë i ndeshjes.

Në pjesën e dytë vendasit u tërhoqën, ndërsa mysafirët ishin në ndjekje të rezultatit.

Kështu golin e barazimit kampionët në fuqi të Ligës së Evropës e arritën në minutën e 82-të.

Ishte sulmuesi francez Kevin Gamerio që shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimit, Sevilla duket më afër finales së madhe në Ligën e Evropës, që do të ishte e treta radhazi, pasi në dy të parat ka triumfuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app