LAJMI I FUNDIT:

Serwer thotë se Thaçi po bën garë me Lutfi Hazirin dhe Vetëvendosjen – ndarja e Kosovës është e papranueshme

Serwer thotë se Thaçi po bën garë me Lutfi Hazirin dhe Vetëvendosjen – ndarja e Kosovës është e papranueshme

Analisti dhe profesori në Universitetin Johns Hopkins, konsideron se korrigjimi i kufijve si një mundësi e përmendur nga Presidenti Hashim Thaçi është ide shumë e rrezikshme.

Ai thekson se është e nevojshme që Uashingtoni të dërgojë një mesazh më të qartë se ndarja e Kosovës është e papranueshme.


“Çdo diskutim mbi ndryshimet e mundshme në kufijtë e Serbisë dhe Kosovës do të zgjojë nacionalizmin etnik në të keqen e saj në të dy anët e kufirit”, tha Daniel Server.

Ai thotë se është i hutuar nga deklarimi i Presidentit Thaçi se korrigjimi i kufijve do të jetë një temë diskutimi në Bruksel.

Thaçi mbron idenë e shkëmbimit të territoreve, merr shembull korrigjimin e kufirit Belgjikë - Holandë
Lexo po ashtu Thaçi mbron idenë e shkëmbimit të territoreve, merr shembull korrigjimin e kufirit Belgjikë - Holandë

“Kjo është një mister për mua, unë nuk e di pse ai e hapi këtë tematikë tani. Ndoshta kjo ka të bëjë me politikën e brendshme, pasi disa njerëz përpiqen për të fituar pikë politike në idenë se Presheva mund të bëhet pjesë e Kosovës”, përcjell Telegrafi.

Thotë se ajo çfarë po bën Hashim Thaçi me idetë për Preshevën mund të jetë garë me Lutfi Hazirin dhe Vetëvendosjen, për poenë politike.

Një nga udhëheqësit e LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për Preshevën, dhe sigurisht Lëvizja Vetëvendosje. Unë mendoj se ai reagon me forcat e brendshme politike, andaj është një gabim i tmerrshëm, nuk do të merren meritat duke hapur një temë që është shumë e rrezikshme. Evropianët dhe amerikanët kanë mbajtur më parë diskutime publike dhe tani ata duket se kanë lejuar që kjo të ndodhë “, tha Serveri për glasamerike.net.

Serwer shpreson se shpejt SHBA do të dalë me një qëndrim kundër ndryshimit të kufijve./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori