LAJMI I FUNDIT:

Serwer: Kosovës i duhen miqtë për të arritur qëllimet e veta strategjike

Serwer: Kosovës i duhen miqtë për të arritur qëllimet e veta strategjike

Analisti Daniel Serwer, studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin “John Hopkins” tha sot në Prishtinë se shtetndërtimi nuk është pa dhimbje dhe burrështetasit duhet të ballafaqohen me sfidat.

Serwer këto komente i bëri në Prishtinë një diskutim të hapur me temë “Ballkani, BE-ja dhe SHBA-të-A mund të sinkronizohen përsëri”.


Ai tha se Kosovës i duhen miqtë për të arritur qëllimet e veta strategjike. Sipas tij, nëse Gjykata Speciale ngrit aktakuza atëherë të akuzuarit duhet të shkojnë në Hagë.

“Ata do duhet t’i lënë pozitat e tyre zyrtare. Shtetndërtimi nuk është pa dhimbje dhe burrështetasit duhet të ballafaqohen me sfidat. Kosovës i duhen miqtë për të arritur qëllimet e veta strategjike”, tha ai.

Analisti Serwer duke folur për proceset në Ballkan tha se amerikanët janë munduar të shmangin në Kosovë gabimet që kanë bërë me Bosnjën.

“Amerikanët e kanë shkruar Kushtetutën e Kosovës dhe i kanë shmangur disa gabime që janë bërë në Kushtetutën e Bosnjës. Nëse do të isha qytetar i Kosovës do të protestoja që qeveria ime të bënte gjithçka që të hyje në atë dritare. Nëse dëshironi të kaloni nëpër atë dritare kaloni sa është e mundur sepse mund të mbyllet për shkak të krizave ekonomike. Është koha e mirë të mendohet për rrugën përpara dhe cilat janë copëzat që mungojnë në këtë mozaik të BE-se”, ka thënë Serwer.

Ai ndër të tjera ka thënë se Kosova, Serbia dhe Mali i Zi duhet ta shfrytëzojnë këtë kohë kur Bashkimi Evropian ka hapur dyert për anëtarësim para se ato të mbyllen.

Sipas tij, sundimi i ligjit është kriteri kryesor që kërkojnë evropianet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori