LAJMI I FUNDIT:

Sërish vërshime në disa zona të Kosovës

Sërish vërshime në disa zona të Kosovës

Ngritja e temperaturave që ka shkaktuar shkrirjen e shpejtë të borës dhe reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit, kanë bërë që në disa zona të vendit tonë sot sërish të ketë vërshime.

Nga zyra e Kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti thonë se reshjet e shiut kanë vështirësuar dhe bllokuar disa rrugë dhe se shkak i kësaj disa lumenj kanë dalë nga shtrati.


Kryeministri në detyrë i Kosovës është njoftuar nga Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, se është duke e përcjellë nga afër gjendjen në teren, pas reshjeve të orëve të fundit që kanë rënë mbi vendin tonë.

Sipas këtij raporti gjendja paraqitet e rënduar me vërshime dhe bllokim të disa rrugëve, ngritje të nivelit të ujit, dalje nga shtrati i disa lumenjve dhe rrëshqitje të dheut për shkak të reshjeve atmosferike”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë thuhet se pavarësisht keqja, situata është duke u menaxhuar.

Ndërsa, në adresë të Telegrafit kanë ardhur video me pamje nga vërshimet përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Ferizaj.

Edhe Komuna e Drenasit bën të ditur se reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të vona, kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona, ku lumi “Drenica” ka dalë nga shtrati.

Nga kjo janë mbuluar disa ura në fshatin Dobroshec e Çikatovë e Vjetër, e po ashtu janë mbuluar edhe disa rrugë.

Në njoftimin e Komunës thuhet se ekipet emergjente janë në teren dhe po monitorojnë situatën.

“Nuk ka vërshime në shtëpi banimi, vetëm në disa segmente rrugore, ura e vërshime në toka bujqësore. Ftojmë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i shmangen vendeve ku uji ka vështirësuar qarkullimin”, thuhet në njoftim.

Edhe në komunën e Podujevës është raportuar për vërshime paraditen e sotme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës një ditë më parë njoftoi se të premten dhe të shtunën do të ketë reshje shiu dhe bore. Megjithatë, IHK-ja tha se reshjet gjatë të shtunës do të jenë me intensitet më të dobët.

Si pasojë e reshjeve të borës dhe shiut, gjatë janarit, disa komuna të Kosovës u përballën me vërshime. Për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, komunat kanë nisur t’i identifikojnë dëmet, me qëllim që të kompensohen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori