LAJMI I FUNDIT:

‘Seria 2 e BMW 2017’ me më shumë fuqi

‘Seria 2 e BMW 2017’ me më shumë fuqi

BMW ka njoftuar se Seria 2 e vitit 2017 do të ketë motorin më të fundit të BMW TwinPower turbo.

Seria 2 e re do të ketë si opsion motorin me katër cilindra apo me gjashtë. 230i coupe dhe 230i pa tavan do të kenë motorin 2.0l TwinPower me katër cilindra që prodhon 248 kuaj fuqi, transmeton koha.net.


Modelet M do të ofrohen me emrat BMW M240i dhe M240i pa tavan me gjashtë cilindra TwinPower që prodhon 335 kuaj fuqi.

M Coupe mund ta arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për 4.2 sekonda, ndërsa ai M pa tavan për 4.6 sekonda.

Seritë M do të kenë ndërruesin e shpejtësive automatik sport Steptronic, por mund të porositet edhe me gjashtë shpejtësi manuale me një kosto shtesë.

Versionet M sportiv do të kenë edhe rrotat speciale 18-inch shumë të lehta dhe goma nga Michelin Pilot Super Sport dhe frenat sportiv M.

Çmimi i këtyre veturave nuk është bërë i ditur, ndërsa do të mësohen gjatë verës kur edhe do të lansohen.