LAJMI I FUNDIT:

Seri e limituar vetëm prej pesë njësish nga BMW (Foto)

Seri e limituar vetëm prej pesë njësish nga BMW (Foto)

Kompania gjermane e njohur, BMW, për tregun francez ka paralajmëruar serinë e re të limituar prej vetëm 5 njësi, BMW M4 Tour Auto Edition.


Kjo seri e re emrin e ka marrë nga gara e njohur franceze “Tour Auto Optic 2000”, e cila këtë vit feston 25 vjetorin dhe e cila prej vitesh ka përkrahur zyrtarisht kompaninë BMW France.

BMW M4 Tour Auto Edition në thelb është M4 me paketën Competition Package dhe me disa elemente nga katalogu BMW M Performance, transmeton Koha.net.

Kjo do të thotë se BMW M4 Tour Auto Edition, ndër të tjera, karakterizohet me çatinë nga fibra të karbonit me ngjyra të inkorporuara M GmbH, elemente të quajtur Carbon Parts nga katalogu BMW M Performance, si elemente tjera me ngjyrë të zezë shumë shkëlqyese.

Gjithashtu karakterizohet edhe me rrotat Design 666 M nga alumini me diametër prej 20-inç, interier prej lëkure Merin e me qepje me ngjyrë të kuqe, ulëset sportive nga paketa Competition Package, logon Rallye Tour Auto në mbështetësit e kokës.

Fuqia e motorit të BMW M4 Tour Auto Edition me gjashtë cilindra është përforcuar në 450 kuajfuqi, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar deri në 280 kilometra në orë.

BMW France këtë M4 Tour Auto Edition është duke e shitur me çmim prej rreth 120 mijë euro.