LAJMI I FUNDIT:

Serbia do të kërkojë nga ndërkombëtarët lirimin e Ivanoviqit

Serbia do të kërkojë nga ndërkombëtarët lirimin e Ivanoviqit

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Qeveria e Serbisë aktgjykimin ndaj liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq e shesh si proces politik, prandaj do të kërkojë nga komuniteti ndërkombëtar që ai të lirohet menjëherë deri në një vendim të ri.

Në një konferencë për shtyp, Gjuriq ka thënë se për muaj të tërë Ivanoviqi ka qëndruar prapa grilave në kushte që asnjë i pafajshëm nuk duhet të qëndrojë, raportojnë mediat serbe, transmeton KosovaPress.


Gjuriq ka shtuar se Ivanoviqit, i cili u dënua nga një trup gjyqtarësh të EULEX-it me 9 vite burg në janar për krime të luftës të kryera në Mitrovicën e Kosovës gjatë vitit 1999, iu ka shkelur e drejta e një gjykimi të drejtë, dhe sipas tij, procedurat janë ndikuar nga struktura të ndryshme politike.

“Çfarë i ka ndodhur Ivanoviqit mund t’i ndodh çdonjërit në Kosovë dh Metohi dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e tij”, ka thënë ai.

Një procedurë apeli është duke u përgatitur, por mund të zgjasë me muaj të tërë përpara se gjykata të apelojë vendimin, ka thënë avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vlajiq, duke shtuar se klienti i tij po mbahet në burg tash e 27 muaj me radhë.