Institucionet serbe nuk kanë treguar gatishmëri për të bashkëpunuar në zbardhjen e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë të kryera gjatë viteve 1999-98.
Edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme të prokurorëve vendor përgjigjet e kolegëve serb kanë qenë negative.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se edhe përkundër përgjigje negative nga pala serbe do të vazhdojnë që të insistojnë të marrin informacione në zbardhen e vrasjes së rreth 15 mijë persona nga forcat serbe, mbi 20 mijë femra të dhunuar, e mbi 1600 persona të zhdukur.
“Prokurorët tanë kanë pasur kërkesa të vazhdueshme për individ që kanë qenë të involvuar në krimet e luftës në Kosovë”.
“Normalisht kjo çështje deri më sot botërisht që Serbia ka refuzuar të bashkëpunoj në zbardhjen e krimeve të luftës gjatë luftës 98 e 99 dhe ne nuk do të reshtemi së kërkuar për të gjithë ata individ që institucionet e Kosovës kanë fakte dhe dëshmi që janë të involvuar në krimet e luftës në republikën Kosovës”, tha Tahiri, raporton Ekonomia Online.
Edhe 19 vjet pas luftës sjellja para bankës së të akuzuarve kryesit e këtyre veprave penale, mbetet sfidë për institucionet e sistemit të drejtësisë.
Me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera në Kosovë u morën mekanizma ndërkombëtar e vendor.
Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë, filloi që të merret me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës. Aty u gjykuan 15 persona, 9 serb e 6 shqiptarë. Kurse janë dënuar 6 serb e 2 shqiptarë.
Me krimet e luftës në Kosovë u morën UNMIK-u që nga viti 1999 e deri në vitin 2008, të cilin e pasoi Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX deri në mesin e vitit 2014.
Këto dy misione akuzuan 112 perona, 61 shqiptarë, 48 serb dhe 2 malazez. UNMIK-u tek EULEX-i ka transferuar 1187 raste, pas përfundimit të mandatit. Kurse EULEX-i ka transferuar tek vendorët 50 lëndë me 208 persona deri në mars të vitit të kaluar.
Serbia në vitin 2003 në Gjykatën e Lartë e ka themeluar Departamentin për Krimet e Luftës, ku janë angazhuar 6 gjyqtarë për gjithë ish-Jugosllavinë.
Kjo gjykatë ka akuzuar 20 shqiptarë, 18 janë liruar, një është dënuar dhe një është në arrati. Ndërsa ka dënuar gjithsej 15 serbë.
Në vitin 2015 Këshilli Prokurorial i Kosovës ka themeluar Departamentin për Krime të Luftës në kuadër të Prokurorisë Speciale. Deri në muajin mars të vitit të kaluar, në këtë departament janë regjistruara 300 lëndë, te të cilat dihet edhe kryesi i veprës, kurse nën hetim janë 70 lëndë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë