LAJMI I FUNDIT:

Serbia nuk i dërgon në Kosovë vendimet e gjykatave paralele

Serbia nuk i dërgon në Kosovë vendimet e gjykatave paralele

Vendimet të cilat i kishin marrë strukturat paralele të Gjykatave në veri të Kosovës, mund të njihen në një të ardhme nga institucionet e Kosovës. Njohja e këtyre vendimeve mund të bëhet në rast se Serbia dorëzon këto lëndë paraprakisht në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, gjë që edhe që edhe  gati 5 vite më vonë, nuk ka ndodhur. Kjo pikë e marrëveshjes, ishte kundërshtuar edhe nga anëtarë të ekipit kosovarë, por juristë, procedurën që i prinë njohjes së tyre, nuk e shohin si problematike.

Qindra vendime janë marrë nga gjykatat paralele që kanë funksionuar në Kosovë.


Të njëjtat, sipas Marrëveshjes së Brukselit për Drejtësinë, evnetualisht do të mund të njiheshin nga institucionet e Kosovës.

Kjo, vetëm nëse Serbia paraprakisht ia dërgon lëndët Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Me përfshirjen e kësaj pike në marrëveshje, nuk ishte pajtuar ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

“Konsideroj që këtu është bërë një gabim i madh nga ana e komisionit tonë që e ka pranu një gjë të tillë, për shkak se Gjykatat Paralele nuk i kanë njoftë as UNMIK-u, por nuk i ka njoftë as EULEX-i. Ky komision i joni, ka vendosë që këto vendime, apo këto aktgjykime të këtyre Gjykatave t’i njoh dhe të jenë valide për zbatimin e tyre”, deklaroi Shala për RTV Dukagjinin.

Shala, asokohe ishte pjesë e komisionit për hartimin e draft-rregullores për validitetin e vendimeve të Gjykatave Paralele.

Ai tregon se me propozim të tij u vendos që marrëveshja të mos gjente menjëherë zbatim.

“Kemi ardhë në përfundim me propozimin tim në këtë komision, që ky draft nuk mund të miratohet për shkak se Serbia duhet t’i dorëzoj të gjitha lëndët dhe të arkivohen në Këshill Gjyqësor. Në mënyrë që të ketë qasje çdo qytetar në këto lëndë. Kjo ishte edhe arsyeja që të mos zbatohet apo të mos miratohet”, shtoi tutje Shala.

Megjithatë, kjo nuk i duket si shqetësim, Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Nuk është kjo pikë shqetësim sepse edhe nëse e lexojmë prapë marrëveshjen e drejtësisë, thuhet në mënyrë taksative se lëndët të cilat janë trajtuar nga Gjykatat Paralele, do të konsiderohen nga sistemi kushtetues-juridik i Kosovës, por që çdo kush që ka qenë subjekt i këtyre vendimeve të strukturave paralele, nëse janë të pakënaqur me këto vendime kanë të drejtë të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës”, deklaroi Miftaraj.

Miftaraj vlerëson se marrëveshjet për drejtësinë të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, janë prej pjesëve më të suksesshme të dialogut.

E kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka konfirmuar për Televizionin se procesi i njohjes së vendimeve akoma nuk ka filluar.

“Nuk mund ta paragjykojmë si proces, por deri tani nuk është funksionalizuar, pasi që dosjet nuk janë sjellë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ne do ta formojmë një komision dhe nëse ka raste, do të vlerësohen sipas procedurës së paracaktuar”, deklaroi Zogaj.

Gjykata Themelore e Mitrovicës, kishte funksionuar në komunën e Vushtrrisë deri në vitin 2017, prej kur edhe kishte filluar zbatimi i marrëveshjes për drejtësinë, e nënshkruar në shkurt të vitit 2015.

Me të përashihej integrimi në sistemin e Kosovës të gjykatësve e prokurorëve serb nga veriu i vendit.

Marrëveshja e Brukselit ka paraparë gjithashtu edhe disa ndryshime të tjera në gjyqësor për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Një prej tyre edhe krijimi i një divizioni të veçantë të Gjykatës së Apelit, i cili në rastet kur palë në ndonjë rast është një serb, atëherë paneli i Apelit duhet të përbëhet nga dy gjyqtar serb dhe një shqiptar./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori