Qeveria e Serbisë po kërkon hise në pasurinë më të madhe të Kosovës. Të premten ministrja për Energjetikë e Serbisë, Zorana Mihajlovic, ka deklaruar se në bisedimet e shtetit të saj me Kosovën në Bruksel duhet të merren vesh edhe për rezervat e thëngjillit.
Kjo deklaratë nuk është komentuar nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ndërsa për shoqërinë civile pretendimet e tilla janë absurde.
Mihajlovic ka thënë se Kosova me pasuri thëngjilli është e dyta në Evropë. Sipas të dhënave të prezantuara në strategjinë minerare të Kosovës 2010-2025, rezervat e thëngjillit janë mbi 12 miliardë tonë.
Sipas saj, Qeveria e Serbisë nuk është e interesuar të bisedojë me Kosovën vetëm për rrjete transmetuese dhe për atë nëse ka apo jo rrymë në veri, “por duam të bisedojmë edhe për resurset natyrore”.
Ajo ka bërë të ditur se bisedat teknike për zgjidhjen e çështjeve nga energjetika kanë filluar se dhe delegacioni serb ka qenë dy herë në Bruksel për këtë punë. Por, sipas saj, në takimin e parë delegacioni nga Kosova nuk është paraqitur, ndërsa në të dytin vetëm janë paraqitur pikat fillestare nga duhen filluar bisedimet, transmeton “Express”.
Pala kosovare nuk ka dhënë ndonjë informacion e as nuk i ka komentuar këto pretendime. Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, të cilës i bie barrë çështja e thëngjillit, kanë pohuar se kjo punë u takon përfaqësuesve të dialogut.
Ndërkaq, as koordinatori i tanishëm i bisedimeve, Blerim Shala, e as ish udhëheqësja e bisedimeve të deritashme Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, nuk kanë qenë në dispozicion të flasin për këtë punë.
E përfaqësuesit e shoqërisë civile në vend e kundërshtojnë çfarëdo forme të negocimit të pasurive të Kosovës me shtetin fqinj.
Drejtori i Institut Kosovar për Shoqëri të Hapur, Luan Shllaku, vlerëson se nuk ka kurrfarë logjike që të hapet për diskutim kjo temë dhe të pretendojë Serbia hise në resurset e Kosovës. Sipas tij, nëse flitet për këtë punë, atëherë Kosova i hap rrugë Serbisë të kërkojë hise edhe në resurset e tjera natyrore.
Megjithatë, Shllaku thotë se Serbia me ide dhe pretendime të tilla, pavarësisht a ka të drejtë a jo, po synon që Kosovën në procesin e dialogut ta lë në pozitën e fajtorit.
“Ata janë proaktivë dhe me kërkesa jo logjike na bëjnë që ne të jemi në defanzivë, në vend që të sulmojmë”, thotë Shllaku, i cili i porosit institucionet e vendit të mos i nënshtrohen këtij lloj presioni, me të cilin Serbia ka për qëllim të nxjerrë sa më shumë që të jetë e mundur në procesin e dialogut.
Qymyri është resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës, i cili furnizon rreth 97 për qind të prodhimit total të energjisë elektrike. Në strategjinë minerare të Kosovës 2012-2025 shihet se rezervat totale të qymyrit në vend, të shtrira në tri basene kryesore të hulumtuara në Kosovë, janë rreth 12 miliardë tonë. Ndërkaq, besohet se ka edhe rezerva tjera të pa hulumtuara që mund të çojnë në 14 miliardë tonë totalin e rezervave të pashfrytëzuar të këtij burimi natyror.
Shfrytëzimi i rezervave ka filluar që në vitin 1922 dhe aktualisht përdoret kryesisht për prodhimin e energjisë në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi