LAJMI I FUNDIT:

Serbia kërkon ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së të arrestuar në Maqedoni

Serbia kërkon ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së të arrestuar në Maqedoni

Serbia do të kërkojë nga Maqedonia e Veriut, ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i arrestuar të mërkurën nga policia maqedonase, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë.

Ministria serbe e Drejtësisë i tha Rrjetit Ballkanit për Gazetari Hulumtuese (BIRN) se “zyrtarisht është njoftuar për arrestimin e Tomor Morinës nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut”.


Ministria tha se do të dërgojë te autoritetet maqedonase një kërkesë për ekstradimin e tij, pasi ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në krimet e luftës kundër civilëve në rajonin e Gjakovës nga janari deri në qershor të vitit 1999.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka thënë se Kosova nuk do të lejojë ekstradimin e Morinës.

Kryediplomati kosovar tha se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për lirimin e tij, si dhe i bëri thirrje Shkupit të hedhë poshtë “urdhrat politik për arreste të lëshuara nga Beogradi”.

“Nuk do të lejojmë ekstradimin e asnjë qytetari tanë bazuar në fletarrestet e lëshuara nga Beogradi. Kjo është vijë e kuqe për Kosovën” ka thënë Pacolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori