LAJMI I FUNDIT:

Serbia hap një kapitull të ri negociatash me BE-në

Serbia hap një kapitull të ri negociatash me BE-në

Në konferencën ndërqeveritare Bashkimi Evropian-Serbi, kjo e fundit çel kapitullin e ri në negociatat për anëtarësim në bllokun evropian.

Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Jadranka Joksimoviç, do të jetë në krye te delegacionit serb në konferencën e Brukselit, ku do të hapet kapitulli i nëntë i negociatave në lidhje me shërbimet financiare.

Pas takimit, Joksimovic dhe Komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn, do të nënshkruajnë marrëveshjen financiare, IPA, për vitin 2018, e cila për Serbinë parashikon një fond prej 179.1 milionë eurosh.

Beogradi deri me tani ka hapur 16 kapituj në negociatat me BE-në, nga 35 që janë në total.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor negociatat për anëtarësim i kanë nisur, Mali i Zi dhe Serbia.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të vendimit për nisjen e këtyre negociatave, ndërsa Kosova dhe Bosnja-Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim-asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në këtë bllok./Tch/

Në trend Botë

Më shumë
Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga

Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga "përmbytjet e shekullit"

Evropa
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Botë
Kalo në kategori