LAJMI I FUNDIT:

Serbët me pakon e Ahtisaarit kanë autonomi?!

Një çudi erdhi nga Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, e cila pas shumë kohësh hapur pranon se serbët me pakon e Ahtisarit kanë një autonomi. Për këtë sa e sa herë kjo ministre dhe ministra tjerë, po aq më shumë edhe kryeministri na e kanë thënë se atje, në veri të Mitrovicën nuk do të ketë kurrfarë autonomie. Madje ajo pjesë do të jetë pjesë e njëjtë sikur të gjitha komunat tjera, me të drejta të barabarta si çdo qytetar tjetër.

Ndonëse marrëveshja e fundit kalon vijën e kuqe të Ahtisaarit sipas politikës shqiptare, na u tha se nuk do të prek interesin e shtetit të Kosovës, gjë që është edhe realitet se për herë të parë Serbia ka pranuar çështjen e shtetësisë së Kosovë, qoftë edhe me atë formalitet. Por, ajo që do të sjellin ditët në vijim është: Serbia do vë kushte për implementimin e marrëveshjes, gjë që edhe Ashton e thotë. A s’është herët për t’iu gëzuar kësaj marrëveshje? Madje kjo ka një politik të dy anshme, loz me dy karta, dhe së fundi do të përpiqet të fitojë diçka të mundshme dhe mos hiç kurrgjë kjo do të lë një mollë sherri në Kosovën e lodhur.


Për këtë katrahurë të politikës, e nderuara ministre, nuk të shfajësoj ty dhe kolegët e tu, apo as ato parti dhe politikanë që kanë qenë nënshkruese e pakos së Ahtisarit, sepse ju bashkë me ministri, e kryeministri, dhe me një pjesë të deputetëve të të gjitha partive, në atë kohë keni thënë para popullit se pakoja e Ahtisarit nuk është e mirë për ne, por kjo nuk i mundëson kurrfarë autonomie serbëve të veriut. Për këtë edhe na keni garantuar. Edhe sipas kushtetutës së Kosovës thuhet se kjo pjesë do të jetë si pjesë tjera të vendit, meqë do implementimin sipas pakos së Ahtisarit. Por, nuk thuhej se do të ketë autonomi. Ndërsa, sot pas shumë vitesh na e thua se me pakon e Ahtisarit serbët kanë fituar autonom. Në këtë mjegull politike çka duhet të kuptojmë ne?

Pesëmbëdhjetë pikshi i marrëveshjes Thaçi-Daçiq sikur na lë të mendojmë dhe të krijojmë përshtypje të ndryshme në opinion. Thuhet se nuk do të ketë autonomi sipas versionit të përkthyer shqip, ndërsa sipas versionit serbisht na del se po, e sipas atij anglisht po dhe jo.

E hëngrëm edhe këtë përshesh që ta e sollën të huajt, po në fund u gëzuam se në njëfarë forme Serbia na pranoi shtetësinë dhe u ulëm në bisedime si dy shtete. Jo të barabarta, sepse Serbia po trumbeton në atë se unë do t’u jap të drejta Kosovës, po pavarësinë nuk ua njohë.

Sidoqoftë ne kemi të drejtë të themi se politika dhe ushtarë apo policë serbi nuk do ta shkelin vendin tonë si pushtues, e në anën tjetër kemi të drejtë edhe të fiksohemi si popull, se mos vallë po mbetet mollë sherri një pjesë e Kosovës!?

Përmes këtij shkrimi nuk dua të fus huti në opinion, por dua që të sqarohet populli njëherë e mirë se a kemi të bëjmë me një autonomi çfarë edhe e pohon ministrja, apo me drejta shtesë për atë çfarë na keni thënë si delegacion, apo qeveri e parlament, për të cilin keni votuar. Edhe pse të gjitha janë në favor të pakicës, e në dëm të Kosovës, mendoj se nëse i shtohet edhe emri autonomi kësaj pjese çfarë, do të jetë më shumë se një turp për të gjithë ata që kanë votuar.

Sipas ministreshes Çitaku, serbët në Kosovë me pakon Ahtisari kanë autonomi, por as me marrëveshjen e tanishme nuk ekziston pushteti i tretë. Për popullin dhe jo politikanët, pjesa e fjalisë së fundit disi na huton dhe vetë emri autonomi na frikëson.

Për këtë do të ishte mirë që të paktën përfaqësuesit politikë të jenë më të përgjegjshëm ndaj popullit me intervistat e tyre.

Ne jemi për marrëveshje, por dhe jo për autonomi të veriut. Ne jemi për marrëdhënie me fqinjët tanë, por edhe jo për t’i lejuar ata që të sillen në mënyrë jonjerëzore ndaj asaj pjese të popullatës sonë, që pa fajin e tyre ende gjenden në thundra pushtuese.

Në trend

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
Kalo në kategori