Sepp Blatter: Jam i pafajshëm

Presidenti i FIFA-s është duke hetuar nga autoritetet zvicerane, por në një njoftim nga avokati i tij Lorenz Erni ai ka bërë të qartë se nuk ndihet fajtor për asgjë.
“Presidenti Blatter ka folur sot me stafin e FIFA-s dhe i ka informuar se po bashkëpunon me autoritetet, duke përsëritur se nuk ka bërë asgjë të kundërligjshme dhe ka thënë se do të mbetet president i FIFAS”, thuhet në njoftimin e Ernit, raporton Reuters.

Nga
Telegrafi
28/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































