LAJMI I FUNDIT:

Senatorja amerikane loboi që Senati amerikan të përfshijë Kosovën në trajnime me forcat amerikane

Senatorja amerikane loboi që Senati amerikan të përfshijë Kosovën në trajnime me forcat amerikane

Senati amerikan miratoi Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) për vitin fiskal 2024, një prej projektligjeve që përcaktojnë buxhetin dhe politikat e Departamentit të Mbrojtjes duke vendosur programet dhe aktivitetet e ndryshëm që lidhen me mbrojtjen.

Në kuadër të kësaj, senatorja amerikane Jeanne Shaheen një anëtare e lartë e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, ka përmbledhur një mori prioritetesh në kuadër të këtij projektligji ku përfshihet edhe adresimi i situatës së sigurisë në Ballkan.


Senatorja Shaheen ndihmoi në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte një autoritet ekzistues për Departamentin e Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe do ta zgjeronte atë autoritet për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës.

Kjo vjen edhe në kohën mes përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga senatorja amerikane, transmeton Telegrafi.

“Shaheen kohët e fundit drejtoi një grup ligjvënësish dypartiakë në një deklaratë të përbashkët duke kërkuar qetësi midis Kosovës dhe Serbisë në mes të kushteve shqetësuese të sigurisë midis dy kombeve. Deklarata erdhi pas një bisede telefonike mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe senatorëve Shaheen, Murphy dhe Ricketts. Muajin e kaluar, senatorët Shaheen dhe Ricketts lëshuan një deklaratë duke bërë thirrje për qetësi. Në mars, senatorët lëshuan një deklaratë të përbashkët për marrëveshjen e përkohshme të arritur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Shaheen vizitoi Kosovën dhe Serbinë prillin e kaluar si pjesë e një vizite të delegacionit të Kongresit në Ballkan, e cila përfshinte edhe një vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë. Me nxitjen e Shaheen, Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit mbajti një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor muajin e kaluar, e cila erdhi pas shtytjes së ripërtërirë dypartiake të Shaheen për të avancuar legjislacionin e saj që do të nxiste bashkëpunimin midis SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor”, thuhej mes tjerash në këtë komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Lajme
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Kalo në kategori