LAJMI I FUNDIT:

Senatori drejtonte veturën gjatë takimit në ‘Zoom’, por vendosi një sfond virtual dhe mendoi se askush nuk do ta kuptonte

Senatori drejtonte veturën gjatë takimit në ‘Zoom’, por vendosi një sfond virtual dhe mendoi se askush nuk do ta kuptonte

Senatori i Shtetit Ohio, Andrew Brenner krijoi një sfond virtual të zyrës së shtëpisë për të mbuluar faktin se ai po voziste një veturë gjatë një takimi në Zoom.

Në të njëjtën ditë, u prezantua një ligj për të luftuar ngasjen e rrezikshme të veturës, duke përfshirë ndëshkimet për dërgimin e mesazheve me tekst dhe raportimin drejtpërdrejt gjatë ngasjes, shkruan The Guardian.

Andrew do të kishte arritur të mashtronte njerëzit në mbledhje po të mos kishte qenë rripi në gjoks dhe kthimi i vazhdueshëm i kokës së tij, transmeton Telegrafi.


Në fillim të konferencës video, Brenner u shfaq në një veturë të parkuar. Menjëherë pas kësaj, ai e la thirrjen dhe u shfaq përsëri në të, por me një sfond tjetër, i cili përfshinte dollapë druri, fotografi në mur dhe një lule.

Brenner mohoi të ngiste makinën në mënyrë të pasigurt.

“Nuk u shqetësova. Unë pashë rrugë dhe dëgjova takimin. Në fakt, unë isha në një numër thirrjesh të tjera gjatë ngasjes. Unë nuk i kushtoj vëmendje videos në Zoom. Për mua, është si një telefonatë”, tha Brenner, por edhe kërkoi falje për këtë veprim. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori