LAJMI I FUNDIT:

Senatori amerikan, Graham: Nuk dua konflikt me Turqinë për S-400

Senatori amerikan, Graham: Nuk dua konflikt me Turqinë për S-400

Senatori amerikan nga radhët e Republikanëve, Lindsey Graham tha se sanksionet do “të kërkoheshin në bazë të ligjit” nëse Turqia “aktivizon” sistemin e mburojës ajrore S-400 të blerë nga Rusia, duke shtuar se ai do të preferonte t’i shmanget konfliktit të mundshëm me një aleat të NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një interviste për CBS News, Graham, tha se Senati së fundmi ka miratuar legjislacionin i cili ndalon shitjen e avionëve luftarakë F-35 Turqisë nëse ata aktivizojnë sistemin rus S-400.

Që nga viti 2017, Turqia dhe SHBA-të kanë qenë në mosmarrëveshje lidhur me vendimin e Turqisë për të blerë S-400-in, sistemin e mburojës raketore të prodhimit rus, dhe SHBA-të janë kërcënuar se do të ndërprejnë kontratën për t’i shitur Turqisë avionët luftarakë F-35 shkaku i kësaj mosmarrëveshjeje.

Për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, Turqia qëmoti dëshiron të blejë raketat amerikane Patriot, mirëpo Washingtoni zgjodhi që të injorojë interesat kombëtare të aleatit të tij dhe refuzoi kërkesat turke.

Krahas kërcënimeve të zyrtarëve amerikanë ndaj Turqisë që të tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë, zyrtarët turq kanë përshkruar transaksionin si një “punë të kryer”.

“Nuk ka mundësi që ne t’i transferojmë Turqisë teknologjinë F-35 dhe t’u lejojmë atyre të blejnë një bateri raketore ruse në të njëjtën kohë. Kjo do të komprometonte platformën tonë”, tha Graham, i cili ishte në Turqi për një vizitë në ambasadën amerikane në Ankara gjatë kohës së intervistës.

Megjithatë, Graham poashtu theksoi rëndësinë e Turqisë si një aleat strategjik i NATO-s dhe u bëri thirrje dy vendeve që “të gjejnë rrugëdalje nga kjo dilemë”.

“Ata (Turqia) na ndihmuan në Siri. Ata janë një aleat i NATO-s. Presidenti Trump ka të drejtë se administrata e fundit ndoshta ishte shumë e ashpër. Ata duhej t’ua kishin shitur atyre baterinë raketore amerikane Patriot për të mbrojtur hapësirën ajrore turke”, tha Graham.

“Mënyra për të tejkaluar këtë është që Turqia të heq dorë nga aktivizimi i S-400-it, të zëvendësojë atë me bateri raketore Patriot që është në përputhje me NATO-n. Nuk dua një konflikt me Turqinë. Ata janë një aleat shumë i rëndësishëm veçanërisht kur është në pyetje Siria dhe rajoni”, tha ai.

Takim produktiv Trump-Erdogan në Japoni

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se homologu i tij amerikan Donald Trump i tha Turqisë: “Nëse ju e aktivizoni S-400-in, ne do të tejkalojmë sanksionet”.

I pyetur rreth tensioneve për S-400 dhe F-35 mes SHBA-ve dhe Turqisë, në fund të diskutimeve në margjinat e Samitit të liderëve të vendeve G-20 të mbajtur në Japoni, Trump tha se ai “nuk mund të mbyllte njërin sy” kundrejt trajtimit të padrejtë të Turqisë nga administrata e mëparshme amerikane, duke iu referuar ngurrimit të Barack Obamas për të shitur sistemin amerikan të mburojës ajrore Patriot që Turqia kërkoi t’i blejë nga vitin 2013.

“Administrata e Obamas i tha jo, jo, jo Turqisë kur ata dëshironin të blejnë Patriotët dhe ata (Turqia) blenë S-400”-in, tha Trump.

Duke fajësuar administratën paraprake për tensionet S-400 dhe F-35 Trump tha se kjo nuk ishte faji as i Turqisë e as i Erdoğanit.

Trump më tej gjatë fjalimit përmbyllës në Osaka tha se ia kalon shumë mirë me Erdoganin i cili është shumë “i ashpër” në mbrojtjen e interesave kombëtare turke.

Ai tha se Turqia do të “fshinte” grupin terrorist YPG/PYD, aleatin amerikan në luftën kundër DAESH-ti në veri të Sirisë, nëse ai nuk intervenonte përmes marrëdhënieve të afërta për të bindur Erdoganin të mos veprojë ashtu.

Trump tha se Turqia ka një “ushtri të madhe” dhe se turqit janë “luftëtarë të mëdhenj”.

Ai tha se Turqia “ka një ushtri prej 65.000 ushtarësh në kufi”, dhe se “do të fshinte” grupet e mbështetura nga SHBA-të.

“Dhe e mora në telefon dhe i kërkova që të mos veprojë ashtu”, tha Trump.

“Ata janë, me gjasë, armiqtë natyral të tij apo Turqisë”, shtoi Trump, duke iu referuar YPG/PYD-së, degës siriane të PKK-së, grupit terrorist të njohur si i tillë nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja i cili në fushatën terroriste 30-vjeçare ka shkaktuar vdekjen e rreth 40.000 personave, përfshirë gra dhe fëmijë.

SHBA ka pohuar se YPG/PKK është një “aleat” në luftën kundër DEASH-it, kundrejt kundërshtimeve turke se një grup terrorist nuk mund të përdorej për të luftuar një tjetër grup terrorist. Ankaraja vazhdimisht ofronte prova se YPG nuk ishte e ndarë nga PKK.

Trump tha se ndan të njëjtin mendim me Erdoğanin për provincën siriane Idlib si dhe Erdoğan “nuk dëshiron të sheh të vriten 3 milionë njerëz”, siç nuk dëshiron as ai.

Ai përsëriti pikëpamjen e administratës së tij se Turqia ka të drejtë të vazhdojë me blerjen e S-400-it nga Rusia pasi iniciativat e saj për të siguruar sistemin amerikan nuk dhanë rezultat.

“Kështu që ai pastaj shkoi në Rusi dhe bleu S-400-in. Bëri marrëveshje për ta blerë pasi nuk mund ta merrte. Ata nuk i lejonin ta blinte. Ai u pagoi atyre shumë para. Dhe e bleu. Sapo e bleu, njerëzit i kthyen tek ai, nga vendi ynë dhe thanë ‘Dëgjo, ne nuk duam që ta përdorësh atë sistem’ për shkak se nuk është sistem i NATO-s etj., i dini të gjitha arsyet”, tha Trump.

Ai tha se Ankaraja “nuk mund të bënte asgjë” pasi veçse e kishte blerë atë.

Dorëzimi i F-35-ave në Turqi

Trump theksoi se blerja e S-400-it dhe F-35-ave nga ana e Turqisë në të njëjtën kohë konsiderohet si e papërshtatshme vetëm nga këndvështrimi amerikan dhe jo nga këndvështrimi i përshtatshmërive teknike apo transferimit të të dhënave strategjike në Rusi.

Ai tha se Turqia ka blerë më shumë se 100 avionë F-35, me “mundësi për më shumë”.

“Dhe tani ai dëshiron dorëzimin. Ai ka paguar një shumë marramendëse të parave, në avancë, ndaj Lockheed (prodhuesit të F-35), kompani e jona, vende pune tonat, të gjitha. Por, sinqerisht, unë jam vetëm për vendin tonë, por ai (Erdoğan) u trajtua në mënyrë shumë të padrejtë”, tha Trump.

“Problemi është që ai tashmë i ka blerë avionët. Dhe avionët nuk janë të përshtatshëm nga këndvështrimi ynë. Jo nga këndvështrimi i përshtatshmërisë, por nga këndvështrimi i jonë, siguria kombëtare. Kështu që është një rrëmujë. Është një rrëmujë. Dhe sinqerisht, nuk është faji i Erdoganit”, tha ai.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori