LAJMI I FUNDIT:

Senatorët arrijnë marrëveshje për rihapjen e qeverisë amerikane

Senatorët arrijnë marrëveshje për rihapjen e qeverisë amerikane

Të enjten Senati amerikan pritet të votojë dy projektligje që menjëherë i japin fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, raporton New York Times.

Njërin projektligj e mbështet presidenti amerikan Donald Trump, që parasheh ndarjen e 5.7 miliardë dollarëve për ndërtimin e murit përgjatë vijës kufitare me Meksikën. E projektligji tjetër parasheh zgjatjen e financimit të agjencive të mbyllura qeveritare deri më 8 shkurt, transmeton Telegrafi.


Plani është një kompromis midis senatorit Mitch McConell që udhëheq shumicën dhe senatorit Chuck Schumer, lider i Demokratëve, dhe ofron rrugën drejt daljes së labirintit që ka bërë që pjesërisht qeveria të mbyllet, që tani ka hyrë në javën e pestë dhe mbi 800 mijë punonjës federalë i ka lënë pa paga. Këtë plan e kanë prezantuar që të dy senatorët gjatë të martës pasdite në Senat.

“Njerëzit po pyesin nëse ka rrugëdalje nga kjo krizë, a ekziston ndonjë mënyrë që 800 mijë punonjësit federalë që nuk po paguhen të mos e bartin më barrën, a ka ndonjë mënyrë që fillimisht mund të hapë shërbimet qeveritare dhe më pas të diskutohet për sigurinë e kufijve”, ka deklaruar Schumer. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori