LAJMI I FUNDIT:

Senati amerikan njeh gjenocidin ndaj armenëve

Senati amerikan njeh gjenocidin ndaj armenëve

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve, ka votuar me shumicë dërrmuese në favor të njohjes së vrasjes masive të armenëve nga turqit osmanë gjatë Luftës së Parë Botërore si një gjenocid.

Çështja është shumë e ndjeshme dhe vjen në një kohë të marrëdhënieve të vështira bilaterale me Turqinë.

Joe Biden tha se votimi nderonte kujtesën e viktimave, por ministri i jashtëm i Turqisë tha që votimi ishte në shenjë hakmarrje për ofensivën e tij ushtarake në veri të Sirisë.

Dhoma gjithashtu votoi me shumicë dërrmuese për t’i bërë thirrje Presidentit Donald Trump të vendos sanksione ndaj Turqisë dhe disa zyrtarëve të saj për ofensivën.

Ekziston një marrëveshje e përgjithshme që qindra mijëra armenë vdiqën kur turqit osmanë i dëbuan nga Anatolia Lindore në shkretëtirën Siriane dhe gjetkë në 1915-16. Ata u vranë ose vdiqën nga uria apo sëmundja.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve armenë është i diskutueshëm. Armenët thonë se 1.5 milion vdiqën. Republika e Turqisë vlerëson se totali është 300,000. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Dijetarëve për Gjenocid (IAGS), numri i të vdekurve ishte “më shumë se një milion”.

Zyrtarët turq pranojnë se mizoritë ishin kryer, por argumentojnë se nuk kishte asnjë përpjekje sistematike për të shkatërruar popullin e krishterë armen. Turqia thotë se shumë turq të pafajshëm muslimanë gjithashtu vdiqën në trazirat e luftës. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori