LAJMI I FUNDIT:

Sëmundjen seksuale mund ta merrni edhe pa bërë seks

Sëmundjen seksuale mund ta merrni edhe pa bërë seks

Shumica e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme nuk kanë simptoma të theksuara qartë

Pos me seks, është e mundshme që të infektoheni edhe në katër mënyra shumë të çuditshme.

Balsami për buzë

Ekzistojnë dy lloje të lisë së ujit (Varicellae) – orale dhe gjenitale, ndërkaq që të dyja transmetohen me kontakt direkt.

Nëse huazoni balsamet e tilla për buzë nga ndokush që ka li të ujit edhe ju mund të infektoheni. Nëse dikush ka vënë balsam menjëherë pas seksit oral edhe në atë mënyrë mund të bartet virusi i lisë gjenitale, transmeton Telegrafi.

Mjekra

Mjekrat të cilat aktualisht janë hit kanë potencial të madh që të bëhen “vend i përshtatshëm” për zhvillim dhe shumëzim të kërpudhave, duke shkaktuar infeksione kërpudhore.

Depilimi i zonës së gjenitaleve

Depilimi nuk është i këndshëm, ndërkaq nëse kozmetisti juaj është paksa i pakujdesshëm, – ekziston shansi që të infektoheni me sëmundjen seksualisht të transmetueshme, shkruan “Mirror”.

Solariumi

Rrezet UV mbysin bakteret, mirëpo rrezatim i tepërt në solarium mund të rezultojë me rezistencë më të madhe të baktereve të cilat tashmë janë të pranishme në trup.

Në solarium janë të pranishme kërpudha të ndryshme, viruse dhe baktere si p.sh. bakteret fekale lia e ujit dhe virusi HPV. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori