LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Në raport me Serbinë, Qeveria Kurti i shkaktoi Kosovës dëmet më të mëdha që nga paslufta

Selmanaj: Në raport me Serbinë, Qeveria Kurti i shkaktoi Kosovës dëmet më të mëdha që nga paslufta

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj thotë se në disa aspekte Vetëvendosje i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës.

Selmanaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK e vërtet që ka ndryshuar qëndrim për reciprocitetin por sipas tij këtë e ka bërë për shkak të kërkesës së Amerikës.


“Interesi i Kosovës në këtë rast ishte më i madh se i Vetëvendosjes apo LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së thotë se programi qeverisës i miratuar nga LVV-LDK nuk është “Bibël e Kuran që të mos mund të ndryshohet”.

Selmanaj thotë se Qevria Kurti me shumë veprime i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës në raport me Serbinë.

“Qeveria Kurti në raport me shtetin e  Serbisë i ka shkaktuar Kosovës dëmet më të mëdha që nga paslufta deri më sot”, ka thënë Selmanaj duke për mëndur edhe deklaratat e ish-këshilltarit të Kurtit, Shkelzen Gashi.

Deputeti i LDK-së thotë se LVV i ka bërë dëme të mëdha Kosovës edhe në raport me Amerikën.

Selmanaj: Nëse Kushtetuesja vendos në favor të kërkesës së LVV-së, në Kosovë duhet të shpallet vdekja e demokracisë
Lexo po ashtu Selmanaj: Nëse Kushtetuesja vendos në favor të kërkesës së LVV-së, në Kosovë duhet të shpallet vdekja e demokracisë

“Zoti Kurti me një grup njerëzish që ka përreth i ka bërë dëme të madhe Kosovës në raport me marrëdhëniet që kemi pasur me SHBA-të”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori