LAJMI I FUNDIT:

Selimi për marrëveshjen në Washington: Nuk u frikësuam, por nuk kemi guxim si Hoti ta dëmtojmë Kosovën

Selimi për marrëveshjen në Washington: Nuk u frikësuam, por nuk kemi guxim si Hoti ta dëmtojmë Kosovën

Në një intervistë për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, Rexhep Selimi, shef i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar se pse kjo parti ka kërkuar interpelancë ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

Selimi në intervistë me kryredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar nga Hoti në Washington është e dëmshme dhe se ai duhet të tregoj se çka ka përfituar Kosova dhe çka ka humbur Serbia.


Ai ka thënë se Qeveria Hoti me nënshkrimin e kësaj marrëveshje i ka bërë dëm shtetësisë së Kosovë, duke diskutuar edhe për çështje të brendshme me Serbinë.

Selimi ka thënë se shqetësimet e tyre rreth shkuarjes së delegacionit në Washington kanë rezultuar të drejta.

“Ajo çfarë ndodhi në Washington ndonjëherë nuk po interpretohet drejt, e ndonjëherë edhe po keqinterpretohet. Ajo çfarë tash është evidente është se ne atje nuk kishim një marrëveshje me Serbinë, por kishim të nënshkruar një dokument me zotimet e Hotit, të cilat zotime jo që janë vetëm të padrejta por edhe të dëmshme nëse do të realizohen”, ka thënë ai.

Selimi pohoi se në Washington janë diskutuar çështje që nuk është dashtë të diskutohen.

“Nuk pamë diçka të mirë, por vetëm të rrezikshme, p.sh çështja e Ujmanit. I rrezikshëm ishte qasja e kryeministrit Hoti për kufijtë, pra vuri nënshkrimin në mosnjohjen e kufijve ndërshtetërorë mes Kosovës dhe Serbisë”, potencoi ai.

Shefi i GP të LVV-së, Rexhep Selimi gjatë intervistës në emisionin  ‘Përballje’ për Telegrafin (Foto:Ridvan Slivova)

Nga marrëveshja e arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Selimi thotë se Kosova nuk ka përfituar, por vetëm Serbia.

Sa i përket kritikave që janë bërë në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, për mos guxim për të udhëhequr dialogun, Selimi thotë se nuk kanë guxim për të dëmtuar vendin.

“Le të na kritikojnë për mos guxim për të dëmtuar Kosovën, ne e vërtetë që nuk kemi guxim për të dëmtuar Kosovën. Ata e kanë dëmtuar Kosovën. Në radhë të parë Ujmanit i kanë dhënë një status që kurrë nuk e ka pasur. As në kohën e Jugosllavisë Ujmani nuk ka qenë aset i përbashkët i Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, i kanë dhënë një karakter kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, që nuk është në përputhje me Kushtetutën”.

“Trimëri nuk quhet me dëmtu vendin, jo vetëm nga Hoti por kam dëgjuar edhe me herët nga Thaçi që duhet guxim që të përballemi. Çdo qeveri duhet të ketë frikë kur i bënë dëm vendit, duhet të ketë frikë nga qytetarët. Është shkelje e Kushtetutës nëse zhbëhet kufiri. Në raport me Serbinë, Qeveria ilegjitime ka bërë një veprim paraprak që na lënë të kuptojmë se cila është qasja e tyre, ata kanë hequr nga reciprociteti me Serbinë”.

Selimi gjatë emisionit ka folur edhe për 100 ditëshin e qeverisë Hoti, duke kritikuar atë për mosmenaxhim të situatës me pandeminë dhe duke e vlerësuar si jo legjitime. Gjithashtu, shefi i Grupit parlamentar të LVV-së ka treguar çka pritet të ndodhë me mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe për votat që Partia Demokratike e Kosovës mund t’i jep për rrëzimin e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori