Koordinatorin Nacional për Zhvillimin e Programit Threshold, Petrit Selimin, duke folur për 49.6 milionë dollarët e ndara nga Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën, ka theksuar se kjo është një lajm i mirë për Kosovën.
Ai ka thënë për Telegrafin se marrja e rreth 50 milionë dollarëve është një shumë optimale. “Vendimi i Bordit të MCC është një lajm i gëzueshëm për vendin, biznesin, ku do të jenë mijëra përfitues që do të përjetojnë drejtpërdrejt e vërtetë të investimeve amerikane nga ky fond. Mjetet do të shfrytëzohen në dy vitet e ardhshme, ka theksuar Selimi.
Sipas tij, mjetet pritet të investohen në vitet e ardhshme në projekte të ambientit, sundimit të ligjit dhe efiçiencës energjetike.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa e ka quajtur lajm të mrekullueshëm ndarjen e 49.6 milionë dollarëve për Kosovën nga Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është falënderuese për përkrahjen e popullit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës ka themeluar njësitin e veçantë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit për përpilimin e projekteve konform metodologjisë së përgatitur nga pala amerikane dhe tani pritet që Kosovës t’i derdhen 49.6 milionë dollarë mjete të pakthyeshme për të përforcuar reformat në fusha të rëndësishme si dhe për investime në projekte që përforcojnë kornizën energjetike të Kosovës, si dhe sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Mustafa.
Edhe Kongresisti Eliot Engel, anëtar i Lartë i Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, e ka uruar Kosovën për marrjen e 49 milionë dollarëve nga MCC-ja.
Ai ka theksuar se “kam punuar shumë që Kosova të përfitojë nga programet e MCC që nga pavarësia e Kosovës më 2008 dhe jam i lumtur që kjo sot dha fryte.
Sipas Engel, me këto mjete Kosova do ta ketë një qeverisje më të përgjegjshme si dhe një sektorë më të qëndrueshëm energjetik.
Ndryshe, korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit ka kualifikuar në dhjetor të vitit 2016, Kosovën për ndihma të programit “Threshold”. /Telegrafi/.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur