LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Me marrëveshjen e nënshkruar në SHBA, Hoti e zhbëri kufirin me Serbinë

Selimi: Me marrëveshjen e nënshkruar në SHBA, Hoti e zhbëri kufirin me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi, në një konferecë për media ka folur për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë dhe zotimet e kryeministrit, Avdullah Hoti, në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Selimi ka akuzuar Hotin se e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me nënshkrimin e marrëveshjes në SHBA për pikën e kalimit kufitar me Serbinë.


Ai tha se kryeministri Hoti e ka zhbërë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç tha Selimi, në marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministri Hoti nuk përmendet fjala “Republikë dhe Kufij”.

“Në zotimet e fundit të Hotit ku janë trajtuar dhe temat: ndarja e Ujmanit, Mini-Shengeni, loja e diplomave dhe çertifikata, dalja e Serbisë në detin Adriatik është përfshirë edhe çëshjta e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Në vitin 2011 kishim një marrëveshje të IBM-së, ku palët i referoheshin ndryshe njëra-tjetrës. Ata që e përfaqësojnë Kosovën, i referoheshin si menaxhim i përbashkët i kufirit, ndërsa Serbia si vijë administrative mes Kosovës dhe Serbisë. LVV gjithmonë  e ka bërë të qartë se interpretimi i IBM-së ishte hipokrizi dhe gënjeshtër. Qeveria edhe sot e trajton si pikë të përbashkët të kalimit. Hoti vuri nënshkrimin për mosnjohjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Në dokument nuk përmendet fjala ‘Republikë’ dhe  fjala ‘kufi’. Sot Kosova ka tre lloj kufijsh. Me shtetet njohëse fqinje Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Tjetra është Kosovë – Serbi, dhe e treta i referohet si pikë e përbashkët e kalimit, që është ai  Merdarës. Edhe njëherë Hoti na del të jetë shkelës i ligjit. Ku do të kishte vend më të përshtatshëm dhe të sigurt siç është Shtëpia  e Bardhë që Hoti ta përmend fjalën ‘Republikë dhe kufi” , ka thënë Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori