LAJMI I FUNDIT:

Selimi, Hotit: A jeni normal, raportet me Shqipërinë nuk kanë qenë të ngrira

Selimi, Hotit: A jeni normal, raportet me Shqipërinë nuk kanë qenë të ngrira

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku ka raportuar kryeministri Avdullah Hoti për punën e 100 ditëshit të Qeverisë, ka thënë se kjo Qeveri dhe ky 100 ditësh është i kot.

Selimi ka thënë se kjo qeveri punën e parë që e bëri ishte heqja e reciprocitetit me Serbinë.


“Nuk kemi sesi mos të fillojmë duke e ritheksuar se kemi të bëjmë me një Qeveri koti dhe 100 ditëshin e shkuar kot. Kjo Qeveri duhet ta ripërsëritim se bazët i ka në një ndërmarrje të përbashkët mes LDK dhe Thaçit për ta rrëzuar qeverinë Kurti dhe për ta nominuar z,Hotin, prandaj e kemi quajtur qeveri ilegale. Kemi të bëjmë me një Qeveri e cila vendimin e parë e ka marrë heqjen e reciprocitet ndaj Serbisë, dhe po del se rrëzimi i Qeverisë Kurti ka ndodhur për t’i hequr masat e reciprocitetit ndaj Serbisë”, ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se kjo Qeveri e përmbysi suksesin e Kosovës në menaxhimin e pandemisë, duke e vendosur në vendin e parë për keq menaxhim.

“E kemi quajtur Qeveri koti, sepse në atë se çfarë përfaqëson, dhe ka prodhuar kjo Qeveri na rezulton që përveç se ilegale është Qeveri koti, nuk ka të bëjë me mbiemër por me veprime. Kjo qeveri është e mbështetur në votat e Listës Serbe. Krahasoni vet z.Hotin me z.Kurti, krahasoni Melizën me Konjufcës, Haxhiun me Selimin, Rozeten me Kuçin, e mbi të gjitha krahasoni Vitinë me Zemajn”, u shpreh Selimi.

Selimi shtoi se situata me pandeminë doli nga kontrolli, kurse korrupsioni po lulëzon në këtë Qeveri, shkruan Telegrafi.

Ai theksoi se kryeministri Hoti, hoqi masat e reciprocitetit për me qu Vuciqin në Shtëpi të Bardhë.

“Hoqi dorë nga njohja reciproke, shkoj ti hapte rrugë Serbisë për dalje në Adriatik, t’i shkëmbente të pagjeturit me të zhvendosurit. Ai nënshkrim dhe udhëtim i Hotit do ti kushtoj shumë shtrenjtë Kosovës”, tha më tej Selimi.

E duke folur për raportet Kosovë-Shqipëri, ku kryeministri Hoti tha ishin të ngrira, Selimi u tregua i ashpër.

“E keni shumë gabim kur thatë që raportet kanë qenë të ngrira me Shqipërinë, a jeni normal ju. Ramën nuk mund ta shihni si krejt Shqipërinë, ai është vetëm një kryeministër si ju. Kosova dhe Shqipëria nuk janë as Ramë, as Hot e as Thaç, ne jemi vëllezër”, tha Selimi.

Selimi kërkoj nga Hoti të jap dorëheqje, ndërkaq u bëri thirrje deputetëve të votojnë mocionin e iniciuar nga LVV-ja për rrëzimin e kësaj Qeverie.

“z.Hoti është mirë të qoheni nga këto netë në një ditë mëngjesi dhe të jepni dorëheqje. Jep dorëheqje Avdullah ktheju qytetarëve atë që ua more padrejtësisht”, tha Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori