Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli ka takuar sot 300 gra në një tubim në kryeqytet.
Pacolli u shpreh se për të arriturat e vendit dhe të Prishtinës, meritat më të mëdha i takojnë grave të cilat kanë bërë sakrificën më të madhe në shoqërinë tonë, në periudha të ndryshme të historisë së shtetit të Kosovës.
Ai tha se e ardhmja dhe e kaluara karakterizohen nga ndryshimi që kanë bërë gratë, dhe se historia e ndryshimit ka filluar me ato. Për këtë qëllim, Pacolli premtoi se Prishtina meriton të qeveriset nga gratë, dhe se nuk duhet të pranojmë kufizimet që po u vihen atyre.
Përkrahjen e grave për kandidatin e Aleancës Kosova e Re e vlerësuan lartë edhe Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila theksoi se Pacolli ka dhënë shumë për vendin dhe Prishtinën.
Pacolli u shpreh se te gratë ai sheh shtyllën përkrahëse të tij, dhe se gratë janë pjesë e rrugëtimit të tij për Prishtinë. Në këtë takim, më një fjalë rasti të pranishmet i përshëndeten edhe Myzejnë Selmani, ish deputete e Kuvendit të Kosovës, Ministrja Albena Reshitaj dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Islam Pacolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi
Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi